Këtë të shtunë në studion e Pop Culture ka qenë e ftuar moderatorja dhe autorja Ilnisa Agolli e programit “Fshatrat e Shqipërisë”.

Ilnisa është nënë e një vajze 7 vjeçare, Anais dhe ka vendosur të tregojë në Pop Culture eksperiencën e saj si mami beqare. Ajo shprehet se është mjaft e plotësuar, por vajza e saj kërkon që ti gjejë asaj një burrë.

A është aq e bukur ajo marrëdhënia me vajzën siç duket nga jashtë, sikur ju të dyja jeni kundra botës- e ka pyetur Dojna dhe Ilnisa ka treguar.

“Po e ke,unë jam rritur me të dy prindërit dhe në familjen tonë nuk është ndjerë ndonjëherë toni i lartë,por për momentin jam kaq plotë me jetën aktuale sa nuk më mungon figura mashkullore por që Anaisi po më thoshte para disa ditësh : ku të të gjej unë ty një burrë sepse unë nuk shkoj më as në shkollë sepse hap sytë kush mund të të
pëlqejë ty dhe Anaisi është vetëm 7 vjeç”.

Top Channel