Kontakte me të prekurin me CoVid-19/ Karantinohen Drejtori i burgut të Rrogozhinës dhe 13 punonjës

04/04/2020 13:21

Rrogozhinë- Menjëherë pasi një punonjës i burgut të Rrogozhinës rezultoi pozitiv ndaj CoVid-19 dhe pasi u karantinuan në shtëpi 4 persona, sot janë karantinuar në shtëpi në total 12 persona që punonin në këtë burg.

Fatmirësisht deri më tani vetëm njëri prej tyre rezulton të jetë me CoVid-19, ndërsa persona e tjerë dyshohet se kanë pasur kontakte të ngushta me personin “pozitiv” duke shtuar dyshimet se edhe ata mund të jenë prekur.

Në karantinë është edhe drejtori i burgut të Rrogozhinës ndërsa shumica e personave të tjerë të karantinuar janë efektivë të këtij burgu.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se është bërë një analizë edhe për dy të burgosur të tjerë, konkretisht një në burgun e Durrësit dhe një në burgun e Peqinit por fatmirësisht të dy kanë dalë negativ ndaj CoVid-19.

Top Channel