Koronavirus/ Një tjetër shtet kalon Kinën për numër vdekjesh

04/04/2020 16:41

Irani është bërë vendi i gjashtë që kalon Kinën për numër vdekjesh që lidhen me Koronavirusin.

Vendi me më shumë vdekje është Italia që numëron 14681, Spanja me 11744, SHBA me 7451, Franca 6507, Britania 4313, Irani 3452 dhe Kina 3326.

Ndërsa sa i përket numrit të të infektuarve SHBA-të numërojnë 279,355 dhe ndiqen nga Spanja me 124,736, Italia 119,827, Gjermania 92,050, Franca 82,165 dhe Kina me 81,639.

Top Channel