I dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj: Njohje e ndërsjelltë në kufijtë ekzistues

04/10/2019 09:39

Pas postimit të Hashim Thaçit mbi njoftimin e djeshëm të presidentit Trump se do të emërojë ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, vjen një reagim edhe nga Ramush Haradinaj.

“Mezi pres të punojmë së bashku dhe të zotohemi në një dialog pa kushte për të arritur njohje të ndërsjelltë në kufijtë ekzistues”, shkruan ndër të tjera Haradinaj në Twitter.

Nga ana tjetër, Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh:

“E mirëpres emërimin e Ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky emërim është një tjetër dëshmi që Presidenti Trump, administrata amerikane, tërë shteti amerikan, qëndrojnë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm.

Tash jemi edhe më konfident në procesin e dialogut dhe në mundësinë që të arrijmë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, dhe kështu ta përmbyllim konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë.

Ky është lajm i mirë edhe për rajonin si dhe të gjithë ata që angazhohen për paqe të qëndrueshme, për zhvillim, për jetë më të mirë për të gjitha shtetet në Europën Juglindore.

E kemi thënë gjithmonë dhe besojmë gjithmonë se jemi me fat që kemi përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH”, përfundon ai.

  Ambasadori i SHBA në Gjermani, përfaqësues i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi

Top Channel