10:22
“S.T.A.R”, projekti që synon masivizimin e kulturës sportive tek të rinjtë
S.T.A.R. (Sport, Talent, Aftësi, Rini) është projekti më i fundit i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) me qëllim masivizimin e kulturës sportive tek të rinjtë. Rreth 5,000 nxënës gjithsej nga 20 shkolla të mesme publike, të cilët banojnë kryesisht në zona rurale, do të zhvillojnë orë shtesë në sport nga 150 studentë të edukimit fizik nga universitetet publike në vend.