Eduardo Reja në pankinë dhe Ledian Memushaj kapiten në fushë. Të dy këta personazhe ishin prezent në konferencën për shtyp në Stamboll, për të prezantuar sfidën eliminatore të së premtes ndaj Turqisë.

 

Reja u shpreh:

“Turqia ka lojtarë të rëndësishëm si Burak Jillmaz apo Çalhanollu dhe Tosun. Është e qartë se për një ndeshje të madhe duhet të jemi në 100% të formës, pasi në të kundërt nuk evitojmë dot humbjen. Detyra jonë është të bëjmë një prezantim dinjitoz. Përmes kësaj ndeshjeje do bëjmë vlerësime, do na japë disa përgjigje që shpresoj se do jenë pozitive. kemi ndryshuar disa lojtarë dhe pres përmirësime të tjera. Nëse do të ndodhin, atëherë tregon se jemi në rrugën e duhur.

Më herët në hotelin e kombëtares shqiptare u organizua një festë simbolike për 74 vjetorin e trajnerit Edoardo Reja.

Lojtarët dhe stafi i Kombëtares uruan teknikun italian për përvjetorin, ndërsa mes fjalëve motivuese nga trajneri ishte dhe kërkesa për një dhuratë të vogël në ndeshjen ndaj Turqisë këtë të premte.

Top Channel