Një grup nga parlamenti Shqipërisë ka zhvilluar një vizitë në parlamentin e Danimarkës.

Për këtë vizitë deputeti opozitës RaLf Gjoni shkruan:

“Në Kopenhagen ku u takuam me Komisionin për Çështjet Evropiane në Parlamentin Danez. Thellësisht i trishtuar për skepticizmin që ndjemë ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe imazhin negativ që vendi ynë reflekton në shumë vende anëtare të BE. Shqipëria nuk do të avancojë dot asnjë hap pa filluar nga puna SPAK & BKH e pa një reformë të thellë të sistemit zgjedhor që të garantojë votën e çdo qytetari shqiptar e të mundësojë largimin një herë e mirë të kësaj kaste mafjoze politike që ka kapur peng të ardhmen evropiane të secilit prej nesh. #ForcaMiq”

Top Channel