Brazili i Tites nuk e kalon dot pengesën Senegal. Në miqësoren e zhvilluar në Singapor, Seleçao nuk shkoi dot më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sadio Mane me shokë, duke mos bindur me lojë dhe rezultat.

Edhe pse e nisi shumë mirë ndeshjen me Firminon që zhbllokoi me një parabol të bukur rezultatin pas asitit të Gabriel Jesus pas vetëm 9 minutash lojë.

Brazili krijoi raste por nuk arriti të dyfishonte shifrat dhe në fundin e pjesës së parë Sadio Mane tregoi të gjithë klasin e tij duke shmangur Dani Alves dhe Marquinhos me këtë të fundit që e pengoi në zonë sulmuesin e Liverpoolit, gjyqtari nuk kishte dyshime duke akorduar penallti për Senegalin. Nga pika e bardhë Diedhiou u tregua i saktë duke barazuar shifrat.

Në pjesën e dytë Brazili u përpoq të gjente golin e fitores por Neymar i cili luajti ndeshjen e tiij të 100 me ekipin përfaqësues humbi një shans të artë i vetëm përballë portierit, ndërkohë as ndryshimet e bëra nga Tite nuk sollën asgjë me ndeshjen që u mbyll në barazim 1-1.

Top Channel