Ajo që mund të përfundonte në një ngjarje të rëndë kriminale është ndaluar në kohë nga policia e Kavajës.

Në Golem, 64-vjeçari me iniciale D.F., kanosi dhe më pas tentoi të godiste me sëpatë 68-vjeçarin M.K., por është neutralizuar dhe më pas arrestuar në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel