10 mijë banor pa drita në Gjirokastër, reagon OSHEE: Lajm i rremë, janë 200…

10/10/2019 22:13

Sot ka qarkulluar lajmi se 10 mijë banor në Gjirokastër kanë mbetur pa drita pasi është djegur kabulli i tensionit të mesëm.

Nëpërmjet një njoftimi OSHEE ka bërë me dije, se ky lajm është i rremë dhe janë 200 abonent që kanë mbetur pa energji.

Njoftimi:

Referuar lajmin dhene ne media, sipas te ciles, eshte djegur kabullii i tensionit te mesem, duke lene pa energji elektrike 10 mije banore te qytetit Gjirokaster, sqarojme se:

Defekti ka ndodhur ne linjen kabllore ABC (tension i ulet), dhe djegia e linjes me se shumti ka prekur linjat kabllore te telefonise, internetit dhe tv.

Pra, nuk eshte djegur linja e tensionit te mesem por nje segment i linjes se tensionit te ulet.

Pa energji elektrike kane mbetur 200 abonente (dhe jo 10 mije). Keta 200 abonente nuk kane energji per shkak te stakimit te kabines per nevoja te riparimit te defektit.

OSHEE garanton abonentet per masat e mara dhe rikthimin sa me te shpejte te energjise elektrike.

Top Channel