Bare është i grumbulluar me kuqezinjtë, Malaga kërkon shtyrjen e ndeshjes!

10/10/2019 18:30

Që Keidi Bare është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm te Malaga kjo tashmë dihet pasi mesfushori shtatshkurtër është një titullar fiks te skuadra andaluziane.

Megjithatë që Bare të ishte aq i rëndësishëm sa që Malaga të kërkonte shtyrjen e një ndeshjeje të kampionatit për shkak se fieraku është i grumbulluar me kuqezinjtë këtë nuk e imagjinonte dot askush.

Kategoria e dytë në Spanjë ose siç njihet ndryshe Segunda Division nuk ndalet gjatë pauzave të kombëtareve dhe këtë fundjavë Malaga ka në program sfidën ndaj Cadiz, por drejtuesit e klubit kanë kërkuar shtyrjen e saj pasi Bare dhe disa lojtarë të tjerë janë të grumbulluar me kombëtaret e tyre. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë liga spanjolle e futbollit.

Top Channel