Phil Foden po i bën të gjithë për vete. Mesfushori i datëlindjes 2000 ka mahnitur edhe Pep Guardiolën.

Foden është një talent i lindur që pritet të ketë një karrierë mbresëlënëse.

Lojtari në fakt ka gjetur pak hapësira në formacionin e Citizens gjatë muajve të fundit aq sa ka menduar largimin nga Etihad Stadium por Guardiola në një intervistë për gazetën The Sun ka frenuar zërat e merkatos në lidhje me të duke theksuar se Foden nuk mund të shitet për një arsye pasi ai është e ardhmja e klubit dhe drejtuesit e Citizens nuk do të privoheshin nga ai as për 500 milionë euro.

Një sinjal ky se Guardiola e vlerëson maksimalisht talentin e përfaqësueses U-21 të Anglisë.

Top Channel