Prej reshjeve të shiut gjatë natës, qyteti i Kurbinit është përfshirë nga përmbytjet.

Korrespondentja e Top Channel- it, Kristiana Pemaj raporton se uji është është futur në katet e para të banesave dhe bizneseve; kjo edhe për shkak të daljes së përroit nga shtrati.

Mësohet se me dhjetëra hektarë tokë dhe shumë banesa janë përmbytur.

Ju kujtojmë se një situatë e ngjashme ndodhi edhe fundin e shtatorit.

v

Top Channel