Edhe pak, edhe pak po vjen Pop Culture i mbushur plot!

Sociale, showbizz, argëtim, rrëfime dhe çdo gjë tjetër që kërkoni i gjeni pikërisht aty!

Ne nuk po ju lemë në suspancë deri të shtunën kështu që po ju tregojmë disa prej seksuencave më bombastike:
Këngëtari i dashur për publikun Ermal Fejzullahu është bërë baba për herë të katërt, ai vjen në Pop Culture për të treguar ekskluzivisht në një intervistë me Kildën, ndjesinë që përjetoi pas lindjes së vajzës, kush ja zgjodhi emrin, si ka ndryshuar jeta e tij familjare dhe veç këtyre ka një surprizë shumë të madhe për ne.

Moderatorja dhe autorja Dojna Mema ka bërë një vizitë në shtëpinë e Kiara Titos. E cila pa doreza ka rrëfyer të rejat më të fundit nga jeta e saj, hapjen e blogu-t në Youtube si dhe u është përgjigjur me shumë dashuri pyetjeve nga ndjekësit e saj. A është ajo në një lidhje? Për përgjigjen e kësaj duhet të prisni deri të shtunën.

Çmenduri mbi patina, e kush mund ta bënte këtë veç Kejlit dhe Artit të cilët me energjinë e tyre trazuan një Tiranë të tërë.
“Dashuri në kohën e komunizmit”, këtu fillon udhëtimi pas në kohë… Teksa në portale diskutohet heqja nga puna ose jo, Neritan Liçaj vjen në Pop Culture për të treguar një anë tjetër të tijën. Ashtu siç nuk e keni parë më parë, nëpërmjet 5 këngëve të jetës ai flet për dashuritë e humbura në kohën e diktaturës.

Vazhdojmë udhëtimin pas në kohë dhe le të rikujtojmë fëmijërinë tonë. Si ka ndryshuar ajo dje dhe sot?

Në një bisedë me Dojnën, Romina Ruda e cila dikur ka qenë vogëlushja më e famshme në ekranin shqiptar ka kujtuar me nostalgji momentet më të bukura të fëmijërisë së saj.
Erion Kristo i ka rrëfyer Anxhelës fëmijërinë e tij, e cila ka qenë e mbushur me lojra nga më të thjeshtat deri tek ato që për fëmijët e sotëm duken të pa kuptimta… por kapitulli i fëmijërisë nuk mund të mbyllej pa rrëfimin e dy prej vogëlushve më të famshëm në Shqipëri Emma Dostit dhe Orgito Mema.

Gjithësesi ju nuk keni parë ende asgjë, ky ishte vetëm fillimi. Intervistat ekskluzive, rrëfimet e sinqerta dhe bisedat nostalgjike të personazheve do ti shihni të gjitha të shtunën, ora 16:20 në Pop Culture. Me telekomandë në dorë, le ta kalojmë pasditen së bashku në ekranin e Top Channel!

Top Channel