Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Shijak pasditen e sotme, ku si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se personat që kanë mbetur humbur jetën janë drejtuesit e makinave.

Akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel