21:13
Kryeministri, Edi Rama: Turistët kinezë do të futen pa viza në “Shengenin Ballkanik”
Kryeministri, Edi Rama, në një ceremoni në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës, vlerësoi Pekinin si partnerin e dytë tregtar të vendit tonë pas BE-së. Ai tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të rritet, por duke respektuar qasjen e njëri tjetrit, që për Shqipërinë është Perëndimi. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se me vënien në jetë të “Shengenit Ballkanik”, turistët kinezë do të futen pa viza në këto shtete që do të bëhen pjesë e projektit.