E diel, 09 Shkurt 2020
23:02
Real Madrid fiton 4-1 me Osasuna, por Barça 3 pikë larg

Reali i Madridit shkatërroi 4-1 Osasunën në transfertë në një ndeshje ku vuajti fillimisht disavantazhin me Unai Garsia, pro më pas përmbysi gjithçka. Isko dhe Ramos arritën të zhvlerësojnë euforinë e skuadrës nga Pamplona ndërsa në fraksionin e dytë Vaskez dhe Joviç e kthyen fitoren në një goleadë për kryesuesit.

22:57
Milan vuan disfatën, Inter përmbysje 4-2 në ‘San Siro’

Kur Milan shkoi në avantazh të dy golave në fundin e pjesës së parë në stadiumin San Siro, as shikuesit në shkallët e impiantit dhe miliona të tjerë në mbarë globin nuk e menduan se derbi i Madoninës do të ofronte një përmbysje emocionuese.

22:54
Momente dramatike, barka për pak sa nuk përmbyset në tentativë për të shpëtuar sërfistin

Pamje dramatike vijnë nga Alnglia, ku stuhia “Kiara” po bën shumë shkatërrime. Një sërfist i “çmendur” edhe pse ishte paralajmëruar për stuhinë, kishte marrë guxim që të sfidonte dallgët por prej orësh nuk mund të dilte në breg.

22:37
Shifra të frikshme/ Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi

Në Kinë numri i persona që kanë gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit prej momentit të shpërthimit deri më sot ka arritur në 811, duke e kaluar numrin e vdekjeve në nivel botëror të shkaktuar nga virusi SARS.

22:23
Përmbys Interi, Stefan de Vrij shënon galin e tretë kundër Milan

Skuadra e Interit ka përmbysur rezultatin ndaj Milanit.

22:18
Kosovë/ I burgosuri ikën nga burgu, ja për çfarë ishte akuzuar

Të dielën pasdite një i burgosur ka ikur nga burgu i Dubravës. Rastin e ka bërë të ditur, Shërbimi Korrektues i Kosovës.

22:07
Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e pasdites në Fushë Kosovë sherri mes disa serbëve dhe shqiptarëve ka përfunduar deri në përleshje fizike.

22:04
Super Inter, barazon shifrat brenda pak minutash

Interi ka barazuar shifrat ndaj Milanit në vetëm pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

21:55
Shkurti i trishtë, Pagarusha dhe Vaçe Zela, dy mbretëreshat e këngës që nuk i mbijetuan dot këtij muaj

Duket se shkurti ishte muaj më i vështirë për dy ikonat e këngës shqipe, Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha. Ata ndërruan jetë pikërisht në ditët e para të muajit shkurt.

21:38
Shpërthen Ibra, Milani dyfishon rezultatin ndaj Interit

Milani ka dyfishuar rezultatin ndaj Interit. Goli i dytë për Milanin ka ardhur nga Zlatan Ibrahimoviç me një super goditje me kokë.

21:32
Zhbllokohen shifrat/ Milani shënon kundër Interit

Zhbllokohen shifrat në ndeshjen Inter- Milan. Skuadra “Kuq e Zi” ka kaluar në avantazh në minutën e 39’.

21:24
Vrau 29 persona, ekzekutohet ushtari i “çmendur”

Forcat Speciale të Tailandës kanë ekzekutuar ushtarin i cili u arratis dhe hapi zjarri ndaj njerëzve duke lënë të vdekur 29 persona dhe të paktën 57 të plagosur. Ekzekutimi i Thomma u bë të dielën herët në mëngjes .

21:02
Shiste kokainë të pastër, arrestohet në Itali adoleshenti shqiptar

Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.

20:53
Donte të vriste Donald Trump, arrestohet 25-vjeçari pranë Shtëpisë së Bardhë

Një 25-vjeçar është arrestuar para Shtëpisë së Bardhë në Uashington pasi ai i tha një anëtari të shërbimit sekret se kishte ardhur për ta vrarë presidentin.

20:35
Derbi shet të gjitha biletat, ja sa para parashikohet të fitojë sonte Inter

Skuadra italiane Interi parashikohet se do të marrë deri në 5.5 milionë euro nga derbi kundër Milan.

20:23
Stuhia “Ciara”/ Pamje të frikshme, avioni “e merr era” (VIDEO)

Ishulli i Mbretërisë së Bashkuar është goditur nga stuhia “Ciara”. Ndërkohë mediat në vend kanë publikuar edhe shkatërrimet që ka shkaktuar kjo stuhi e fuqishme, ndërsa paralajmërojnë se të hënën dhe të martën do të ketë edhe forcën më të madhe të goditjes.

20:09
Marin Mema e denoncoi si antishqiptar, grekët i bëjnë bust në mes të Shqipërisë (VIDEO)

Në Dropull ripërsëritet sërish skandali i nderimit të antishqiptarëve. Pas memorialit të Thimio Lolit në Kranë të Delvinës, në Dropull është ngritur bust i një tjetër antishqiptari, ai i Vasil Shahinit.

20:05
Futbolli i fëmijëve/ Trajnerët: Jemi shtresa e parë e piramidës së futbollit

Për të arritur sukses si një futbollist i madh duhet padyshim shumë punë sakrificë e  mbi të gjitha përkushtim, por për tu bërë fillimisht një i tillë duhet edhe më tepër se aq. Në Shqipëri prej vitesh ekziston mundësia që të gjithë djemtë e vajzat që dëshirojnë jo vetëm të shkarkojnë energji por të marrin mësimet e para rreth futbollit.

19:56
Plagjiatura e titujve akademikë/ Verifikimi nuk u bë nga Ministria, por ia kërkon ta bëjnë universitetet

Ministria e arsimit ka hequr dorë nga zotimi që u bëri studentëve për sa i përket kontrollit të titujve akademikë në universitete.

19:43
​Zvicra me Ligj kundër homofobisë

Në referendumin e sotëm, zviceranët mbështetën fuqishëm ligjin e ri kundër homofobisë pavarësisht kundërshtimit të Partisë Popullore Zvicerane të krahut të djathtë.

19:31
Koronavirusi/ Rrëfimi i Silva Doçit nga karantina në spitalin e Ankarasë

Studentja shqiptare Silva Doçi që prej një jave ndodhet në kushtet e karantinës në një spital në Ankara, pas evakuimit sëbashku me disa shtetas turq nga epiqendra e koronavirusit në Wuhan. Në një intervistë për Top Channel fillimisht i përgjigjet pyetjes se si ka qenë kjo javë për të në kushtet e karantinës.

19:24
Fotot/ Çati të shkatërruara e makina të përmbysura, ja çfarë ka shkaktuar deri më tani stuhia “Ciara” në Angli

Ashtu siç u paralajmërua Britania e Madhe është goditur nga stuhia “Ciara”. Si pasojë e saj në Britaninë e Madhe janë ndërprerë udhëtimet me tren, fluturimet dhe udhëtimet me traget.

19:11
Reali dëfrehet me Osasunan, konfirmohet lider në Spanjë

Real i Madridit konfirmohet lider i La Ligas madje e një futboll impresionues. “Los Blancos” fituan thellë 1-4 ndaj Osasunas dhe shkojnë në kuotën e 52 pikëve.

18:51
Britania planifikon të zvogëlojë efektet e koronavirusit

Qeveria britanike po përgatit plane për një situatë ku më shumë qytete dhe fabrika po mbyllen në epideminë koronavirus të Kinës, e cila mund të çojë në mungesë të mallrave.

18:36
Si muzikë në sfond…NASA regjistron për herë të parë ”frymëmarrjen” e Diellit

Duket si muzikë në sfond në një film fantastiko-shkencor.

18:23
Të gjithë u brengosën për të ardhmen e tyre: Meghan e Harry planifikojnë të bëhen miliarderë?

Kompania ‘Sheeraz’, e cila pretendon se i ka bërë të popullarizuar anëtarët e familjes Kardashian, raportohet se do të punojë për të lansuar markën Meghan Markle dhe Princ Harry.

18:21
Premier League/ Sheffield Utd përmbys Bournemouthin, Champions shumë pranë

Sheffield Utd vazhdon të ëndërrojë zonën Champions në Premier League, teksa në javën e 26-të mposhti 2-1 me përmbysje Bournemouthin, rezultat që e ngjit në kuotën e 39 pikëve, dy më pak se Chelsea i vendit të katërt.

18:19
Çfarë zhgënjimi për Napolin, e mposht Lecce në “San Paolo”

Napoli nuk ia del të hedhë përfundimisht pas krizën e rezultateve të muajve të fundit. Edhe pse vinte në këtë javë të 23-të të Serisë A pas dy fitoreve radhazi ndaj Juventusit dhe Sampdorias, skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso u mposht 2-3 në “San Paolo” nga Lecce, që pikërisht me këtë sukses të jashtëzakonshëm i largohet zonës së ftohtë.

18:10
Metoda çudibërëse që vrasin koronavirusin? Ja çfarë thotë OBSH

Facebook, Twitter dhe rrjetet e tjera sociale janë duke u përpjekur të kapin miliona komente që përhapin gënjeshtra për koronavirusin dhe gjoja metodat e mrekullueshme për ta luftuar atë. Ja çfarë nuk duhet të besoni.

17:44
Ekskluzive/ Kush janë shqiptarët e arrestuar dje në Greqi, ndër më të rrezikshmit në vend. Emrat…

Polica greke ka shkatërruar një organizate kriminale në një operacion të zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Korinthit.

17:35
FOTO+18/ Shqiptari vdes në burg të Francës, autoritetet: U vetëvar. Familjarët për Top Channel: Kemi fakte, e kanë masakruar

Një shqiptar i arrestuar në Francë, ku ishte në procedura për të marrë azil, është gjetur i pajetë  në dhomën e qelisë. Të afërmit e Mentor Rexhës, motra e tij, Suela Rexha e kontaktuar nga gazetari i Top Channel, Ariglon Pali, thonë se nuk janë lajmëruar në rrugë zyrtare për vdekjen e 36 vjeçarit, por nga persona të tjerë.

17:31
Emrat/ Tenton të kalojë në Rinas me pasaportën e “mikut” që i ngjante, e pëson i riu nga Gana

Rinas- Një 24-vjeçar nga Gana është vënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër nga Nigeria është shpallur në kërkim.

17:24
Tre javë i vdekur/ Ushtria nuk tregon shkakun

Mediat britanike e cilësojnë si një “ skandal që shkon përtej imagjinatës” vdekjen e ushtarit Bernard Mongan. Trupi i tij i pajetë ka qëndruar për tre javë në kazermë përpara se dikush ta gjente. Eprorët e tij nuk e kishin kuptuar që 33 vjeçari nuk ishte në detyrë. E veja, Beth, i ka thënë një personi të afërt se “ është e tmerrshme që askush nuk ka shkuar të kontrollojë”.

17:22
Kosovë, liberalizimi i vizave/ Pengesë skeptikët e BE-së

Dy vendet më skeptikë ndaj zgjerimit të bllokut, Franca dhe Holanda, janë ato që po ndikojnë edhe mbi procesine  liberalizimit të vizave për Kosovën. Pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, mendojnë se metodologjia e re për anëtarësim në Bashkimin Europian, nuk mund të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave në të njëjtën masë sa ndikon skepticizmi I disa shteteve anëtare, të cilat nuk janë pajtuar deri tani për futjen në agjendë të çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

17:18
Karnavalet Venecia/ Parada e varkave mahnit publikun

Dita e dytë e karnavaleve të Venecias u çel me një parade të mrekullueshme në ujë, kushtuar të gjithë banorëve por edhe turistëve që vizitojnë në këtë periudhë të vitit qytetin e mrekullueshëm lagunë të Italisë.

17:16
Sfidon SHBA-në/ Irani lëshon satelit në hapësirë

Një ministër i qeverisë iraniane ka njoftuar se Irani do të lëshojë një satelit në 9 shkurt, në kuadër të  një programi të cilin Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë pjesë të zhvillimeve bërthamore. Një ditë më parë u raportua se lansimi do të shtyhej për një kohë të pacaktuar.

16:56
Skandali! Albani i Përputhen dhuron fëmijën në këmbim të parave dhe letrave angleze

Përputhen është kthyer shpejt në një prej rubrikave më të ndjekura ku herë pas here, përveç takimeve të vajzave dhe djemve trajtohen dhe tema të cilat nxisin debate të nxehta në studio.

16:51
Reforma zgjedhore/ Financimi i partive, model anglez

Anëtarët e tryezës gjithë-partiake të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, KQZ-s dhe  përfaqësues të shoqërisë civile, ndodhen në Londër për ekzaminimin nga afër të përvojës së sistemit të financimit politik në Britaninë e Madhe.

16:46
Greqi/ U siguronin makina tre grabitësve bashkëkombës, arrestohet çifti shqiptar në Prevezë

Greqi- Një çift shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Prevezë. Mediat greke raportojnë se çifti shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohen për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj tre shqiptarëve të cilën një ditë më parë u përplasën me armë zjarri me policinë greke.

16:35
Ekspertët: Nuk ka rrezik nga koronavirusi nëse porosisni produkte online nga Kina

Agjencitë Federale të Shëndetit dhe ekspertët e sëmundjes infektive thonë se virusi nuk jeton gjatë në pakot e porositura online nga Kina.

16:32
Starton “Jeho” në E Diell

Starton Jeho, formati më i ri i muzikës shqiptare, i cili do të mbajë mbërthyer publikun për 3 muajt e ardhshëm në ekranin e Top Channel me performancat e artistëve të rinj nga e gjithë Shqipëria.

16:30
Në mbrojtje të kafshëve/ Protesta në Tiranë, kërkohet që shembulli të merret nga Kosova

Jonida Gjoka, ka pak muaj që është kthyer nga Amerika dhe ka adoptuar 4 qen shqiptar.

16:28
Tërmeti i 26 nëntorit/ 100 familje në protestë

Afro 100 familje të dy pallateve 13 katësh që ndodhen pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës ndodhen në udhëkryq, pasi nuk dinë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. Me tërmetin e 26 nëntorit, dy pallatet u konstatuan të pabanueshme. Banorët dolën në proteste për t’i kërkuar Bashkisë kryerjen e një ekspertize të thelluar dhe një përgjigje zyrtare për  rindërtimin e objekteve.

15:59
Lamtumira e Pagarushës/ Kosova në ditë zie, përcjell artisten e madhe në vendlindje

Flamujt u ulën në gjysmë shtizë, e në qendër të hollit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, mëngjesin e së dielës u vendos trupi i pajetë i Bilbilit të Kosovës, për t’ju dhënë lamtumira e fundit nga dashamirës të veprës së saj.

15:54
Po luanin ‘poker’/ Policia u bën gjëmën

Një grup të rinjsh po luanin poker në një lokal ndërsa janë kapur në flagrancë nga policia.

15:53
Aeroplani rus me rreth 100 pasagjerë rrëshqet në akull dhe devijon nga pista

Një aeroplan rus i udhëtarëve është lëshuar me forcë në tokë dhe ka rrëshqitur në pistën e mbuluar nga akulli, duke i detyruar rreth 100 pasagjerët që të evakuohen në mënyrë emergjente për shkak të frikës nga shpërthimi i mundshëm i zjarrit.

15:31
Bllokohen mjetet e blinduara e luksoze/ Postoblloqe në të gjithë vendin, mbi 170 të shoqëruar në polici

Ditët e fundit, policia e shtetit ka vijuar kontrolle të shumta në të gjithë qarqet e vendit kryesisht për makinat luksoze, ato të blinduara që figurojnë pa dokumentacion përkatës por edhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedentë kriminal.

15:08
Pirateria në Voskop/ Kabllori që vjedh kanalet e Digitalb, banorët paguajnë 600 lekë në muaj

Pirateria televizive ka lulëzuar në mbarë vendin. Kësaj herë piratët i gjetëm në Voskop, fshat ky vetëm 5 kilometra larg Korçës. Kabllori i Voskopit prej vitesh piraton kanalet televizve të plartformës DigitAlb. Ne shkuam në shtëpinë e një abonenti ku na tregoi se për të ndjekur 85 kanalet çdo fillim muaji paguan 600 lekë. 

14:46
​Distria Krasniqi fiton medaljen e artë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po zhvillohet në Paris.

14:29
Forumi në Selanik/ E ardhmja e Ballkanit perëndimor

Të gjithë pjesëmarrësit në Forumin e Dytë Rajonal të Ballkanit që po zhvillohet në Selanik kanë rënë dakord se BE ka mundësinë që, deri në Samitin e majit 2020, të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mënyrë që mos shkaktojë destabilitet politik si ai i ndryshimit të skenës politike në Shkup në tetor te vitit te kaluar.

14:20
Cikloni “Ciara” pushton Europën, shtyhen disa sfida të rëndësishme!

Do të jetë një dielë me pak ndeshje nga sa ishin në program kjo e sotmja dhe për këtë fajin e ka cikloni “Ciara” që ka pushtuar Europën gjatë këtyre ditëve me era të forta dhe reshje të dendura dëbore dhe shiu.

13:58
Mbërrin sot në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias

Mbërrin sot në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias.

13:56
Vlerësime maksimale për Kumbullën dhe Rrahmanin, kuqeziu merr notën 8!

Marash Kumbulla mbret për një natë. Mbrojtësi i talentuar shqiptar tregoi edhe njëherë se po kalon një formë fantastike në këtë sezon në sfidën ndaj kampionëve në fuqi të Juventusit.

13:52
Inva Mula: Nexhmije Pagarusha nuk ka qenë vetëm ikona e artit

Sopranoja Inva Mula ka treguar se ka pasur fatin ta njihte nga afër këngëtaren e madhe.

13:49
Thaçi: Këngët e Nexhmije Pagarushës do të jetojnë përgjithmonë me ne

Presidenti Hashim Thaçi pasi ka bërë homazhe në nderim të bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ka thënë se kudo që jetojnë shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, janë zemërthyer dhe të pikëlluar.

13:44
U pagua mijëra euro, ç’do të bëjë Georgina Rodriguez me paratë e Sanremos

Shuma marramendëse që iu dha Georgina Rodriguez-it sa i takon moderimit të saj në festivalin e Sanremos shkaktoi polemika.

13:24
Lamtumira e Nexhmije Pagarushës! Në Prishtinë ceremonia për artisten e madhe

Kosova është në zi sot pasi po i jep lamtumirën e fundit artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, dy ditë më parë.

13:15
Bllokimi i mjeteve të blinduara/ Postblloqe në të gjithë vendin, 137 të shoqëruar me precedentë kriminalë

Policia e shtetit po vijon kontrolle në të gjithë vendin, në kuadër të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacion.

13:07
Plagosje me thikë në Shkodër, 42-vjeçari dërgohet në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër.

12:59
Rrëfimi i fundit i Pagarushës / “Exclusive”- Homazh për artisten e madhe që u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare

In Memoriam për Artisten e Madhe, Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 86-vjeçare.

12:49
Bashkia e Tiranës jep dëmshpërblimin për 302 familje të prekura nga tërmeti

Bashkia e Tiranës vijon të japë dëmshpërblime për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 21 shtatorit.

12:46
Nata e madhe e çmimeve Oscar/ Ceremonia do të transmetohet pas mesnate ekskluzivisht në ekranin e TCH

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve OSCAR do të ketë destinacion ekskluziv ekranin e Top Channel-it.

12:40
“Ciara” do të godasë Britaninë! “Bomba e motit”, frikë për erë me fuqi uragani

Britania pritet të goditet nga erëra me fuqi 150 km/h gjatë asaj qe sipas metereologëve do të jetë stuhia më e fuqishme në vend prej gati një dekade.

12:27
Rikthim në banesat e dëmtuara! Laç, banorët që dolën nga hotelet dhe nuk kanë përfituar qira

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti që shkaktoi dëme të shumta në qytetin e Laçit, duke lënë pa banesa qindra persona.

12:14
Kompania s’lejon familjen të udhëtojë me “business class”/ Arsyeja? “Shumë të shëndoshë”

Dy motrat Renell dhe Tere, si dhe nëna e tyre Huhana nuk po u besonin dot veshëve kur stafi i kompanisë “Thai Airways”, pasi i mati, u tha se ishin shumë të mëdha për të qëndruar në sediljet e “business class”.

12:07
Super Hëna! Brenda kësaj jave pritet të ndodhë fenomeni i veçantë

Brenda kësaj jave, një dukuri e veçantë do të ndodhë me Hënën, saktësisht fenomeni i quajtur “Super Hëna”, ku kjo e fundit afrohet më shumë se kurrë me Tokën.

11:56
DW: “Bllokimi i integrimit, papërgjegjshmëri e Macron”/ Parisi në pranverë i hap rrugë Shqipërisë

“E papërgjegjshme ishte edhe koha e zgjedhur për kërkesën për reformim të politikës së zgjerimit, dy herë pas shtyrjes nga ana e Macron të vendimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kërkesa bazë ishte – më parë reformë e brendshme e BE e pastaj vazhdim i zgjerimit. E papërgjegjshme ishte edhe kritika e gabuar e Macronit për politikën e deritanishme të zgjerimit, pasojë e injorancës tradicionale franceze në politikën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, nga e cila Parisi për më shumë se një dekadë ishte tërhequr politikisht”, shkruan ndër të tjera Bodo Weber për ciklin e DW, Europa ime.

11:52
Kontroll edhe në Fier, çohen për verifikim disa mjete luksoze

Sot është dita e tretë e kontrolleve në akset kryesore të qytetit të Fierit, nga ana e patrullave policore.

11:39
Përplasja në Shkodër ku mbeti e plagosur kalimtarja, arrest me burg për 4 të rinjtë

Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të rinjtë (Liridon Lushi, Arxhend Rexha, Ension Buraku dhe Riad Xheladini) e arrestuar për përplasjen me armë zjarri në qendrën e Shkodrës, tri ditë më parë.

11:14
Aksion në gjithë vendin ndaj mjeteve luksoze! Sekuestrohet makina e kunatit të Lul Berishës

Vijon aksioni i FNSH-së, Shqiponjave, Patrullës së Përgjithshme, Policisë Kriminale dhe asaj të Qarkullimit Rrugor me pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.

11:00
Aksion prej 2 ditësh në Vlorë, çohen në polici 3 makina luksoze

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë prej dy ditësh kontrolle në qytetin e Vlorës.

10:55
Komisioni i Reformës Zgjedhore në Londër/ Financimi i partive politike sipas modelit britanik

Anëtarët e tryezës gjithëpartiake të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, KQZ-s dhe përfaqësues të shoqërisë cilive ndodhen në Londër për ekzaminimin nga afër të përvojës së sistemit të financimit politik në Britaninë e Madhe.

10:43
Skandal seksual në patinazhin francez, jep dorëheqjen kreu i federatës

Pas një skandali për abuzime seksuale që shpërtheu ditët e fundit, kreu i Federatës së Sporteve në akull, Didier Gailhaguet ka dhënë dorëheqjen.

10:36
Dhuratë vetes! Bill Gates blen superjahtin e së ardhmes për 645 milionë dollarë (FOTO)

Bill Gates, person i dytë më i pasur në botë bleu superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, çka do të thotë se emetimet e tij janë thjesht ujë.

10:27
Rindërtimi, Konferenca e Donatorëve/ Rama takim me Princin e Kurorës në Abu Dhabi

“Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan”, shkruan përmes një postimi në Facebook kryeministri Edi Rama, shoqëruar me videon e takimit.

10:21
Apple gjobitet me 27 milionë dollarë!

Apple është gjobitur me 27 milionë dollarë për ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve më të vjetra të iPhone pa e bërë të qartë për konsumatorët.

10:15
Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën

Në nderim të jetës dhe veprës së bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës që nga mëngjesi janë hapur dyert për homazhe.

10:03
“Çmendet” ushtari tajlandez, vret së paku 26 njerëz në qendrën tregtare

Një ushtar tajlandez, i akuzuar për vrasjen e më shumë se 26 njerëzve dhe plagosjen e 57 të tjerëve si pasojë e një sulmi me armë në një qendër tregtare të mbushur me njerëz është qëlluar për vdekje nga policia.

09:49
Frika nga koronavirusi, provinca e Kinës mbyll shkollat deri në fund të shkurtit

Zyrtarë të autoriteteve përkatëse në provincën veriore Shandong të Kinës deklaruan se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit shkurt.

09:40
Zjarr në shtëpi! Humbin jetën 6 fëmijët dhe e ëma, babai ia del të shpëtojë

Të shtunën, një nënë dhe gjashtë fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në Klinton, Misisipi,

09:22
Finalja e Sanremos! Ja kush triumfoi në edicionin e 70-të

Çmimi i parë në “Sanremo 2020” u rrëmbye nga kantautori Diodato me këngën “Fai Rumore” (“Bëj zhurmë”).

09:12
Përplasin dy makina të tjera, arrestohen shoferët e dehur në Durrës

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë në Durrës.

09:06
Makina përplas një këmbësore në Maliq, gruaja në gjendje të rëndë

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:10, në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, një mjet tip “Benz”përplasi një këmbësore.

08:57
Paniku nga koronavirusi, rritet numri i të infektuarve në Francë

Numri i personave të infektuar nga virusi vdekjeprurës i llojit korona në Francë ka kapur shifrën 11.

08:45
Ngrihet alarmi botëror! Koronavirusi ia kalon SARS-it, 813 të vdekur

Një hov të frikshëm duket se ka marrë rritja e bilancit të viktimave nga koronavirusi në Kinë.

08:35
AntiKÇK-ja, FNSH aksion në të gjitha qarqet, 134 persona shoqërohen në polici

Në të gjithë territorin e vendit është shtrirë aksioni i Policisë për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal.

08:31
Gjyqtarët “i rrëmbejnë” fitoren Ilir Latifit!

Ilir Latifi është mposhtur nga Derrick Lewis në kuadër të UFC 247.

08:28
Gjunjëzon Juventusin! Shqiptari Kumbulla feston si mos më mirë 20-vjetorin e tij

Verona e shqiptarëve, Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit mposhti mbrëmjen e djeshme skuadrën e Juventusit me rezultatin 2-1.

08:24
Sot i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

Sot i jepet lamtumira e fundit, Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha.

08:20
Ditë zie për Nexhmije Pagarushën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

08:17
Shpejtësi dhe shoferë të dehur! Kontrolle në aksin Tiranë-Elbasan, drager dhe radarë në rrugë

Kontrolle me radarë dhe drager ka patur gjatë natës në rrugën interurbane “Tiranë-Elbasan” për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara.

08:10
Panik në Kosovë për koronavirus, pacientja britanike rezulton negative

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani ka njoftuar se pas testeve të bëra në Institutin Kombëtar, ka rezultuar se pacientja nuk është e infektuar me koronavirus.

07:59
Fillimi i javës nis me rikthimin e reshjeve, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Pritet që të hënën pasdite të shtohen vranësirat dhe pothuajse i gjithë territori do të ketë reshje.

E shtunë, 08 Shkurt 2020
23:47
Përballet çdo ditë me vështirësi nga më të ndryshmet, miqtë ndihmojnë vajzën me aftësi të veçantë që të realizojë ëndrrën e saj

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbylli puntatën e mbrëmjes së sotme me një histori plot kurajo dhe tepër frymëzuese. Kjo ishte e Hatës e cila kishte lindur me aftësi të veçanta, por pavarësisht kësaj vështirësie ajo ishte përpjekur gjithmonë që të realizonte ëndrrat e saja.

23:21
Albërie Hadërgjonaj zgjedh të preferuarën midis vajzave të saj, por kush e surprizoi atë?

Këngëtarja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar Naxhien, një nënë e cila kishte sakrifikuar shumë për fëmijët e saj.

22:55
Nuk ndoqi këshillat e nënës së saj, vajza ka diçka për t’i thënë asaj…

Prindërit gjithmonë mundohen që fëmijët e tyre të kenë një të ardhme me të mirë se ata, të jenë të pavarur dhe të suksesshëm. Por ndodh që kjo dëshirë e tyre të mos kuptohet nga vetë fëmijët të cilët mendojnë se zgjedhja e tyre është më e mira, pavarësisht këshillave të prindërve.

22:27
Ja kush është amaneti i Nexhmije Pagarushës, i firmosur 17 vite më parë!

Me emër e firmë, një kolazh këngësh nga një tjetër zë i madh i muzikës shqiptare Ilir Shaqiri ditën e varrit. Ky është amaneti i të madhes Nexhmije Pagarusha që u tha lamtumirë shqiptarëve fizikisht por emri i saj dhe zëri i saj do të jetojë përjetë.

22:18
E fejuan që në moshën 10-vjeçare, vajza e sëmurë me kancer kërkon të pajtohet me familjen pas 7 vitesh

Në familjet shqiptare ndodh që midis pjesëtarëve të saj të ketë mosmarrëveshje dhe konflikte të vazhdueshme derisa arrijnë në atë fazë që ndërpresin komunikimin për vite të tëra.

22:14
​Në mesnatë dalin rezultatet e analizave të pacientes së dyshuar me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë dhe mjekët e Klinikës Infektive në QKUK, kanë njoftuar se një pacient është duke u trajtuar në Klinikën Infektive nën dyshimin se mund të jetë prekur nga koronavirusi.

22:10
Koronavirusi në Kinë/ Doktoresha “bodybuilding”: Do bëj gjithçka për të fituar këtë betejë!

Juan Herong, një vajzë nga Kina që merret me “bodybuilding”, po lufton krahë të gjithë doktorëve të tjerë në provincën Shandong të Kinës, për ti bërë ballë koronavirusit vdekjeprurës, që ka marrë deri më tani 724 jetë njerëzish dhe rreth 35 mijë janë të infektuar.