Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, raportohet për disa të plagosur
Persona të armatosur kanë sulmuar një maternitet në Kabul, duke shkaktuar një betejë zjarri me forcat afgane, e cila ka lënë së paku katër civilë të vrarë.
Spitali, i cili ndodhet në një lagje të banuar me shiitë, udhëhiqet nga organizata ndërkmbëtare bamirëse Mjekët pa Kufij.
Ministria e Brendshme afgane ka thënë se përveç katër civilëve që janë vrarë, disa të tjerë janë plagosur.
Bëhet e ditur se një nga sulmuesit është vrarë po ashtu.
Fotografitë e shpërndara nga ministria kanë treguar fëmijë të porsalindur dhe nënat e tyre duke u evakuuar nga spitali.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.
Në një mesazh dërguar Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka mohuar se grupi i tij është përgjegjës.
Edhe talibanët, edhe militantët e grupit Shteti Islamik janë aktivë në Kabul dhe zonat përreth tij.
Top Channel