Frika nga shpërthimi i dytë i Covid-19/ Wuhan merr vendimin për të gjithë popullatën, brenda 10 ditëve….

12/05/2020 09:46

Në Wuhan të Kinës, qyteti ku lindi për herë të parë Covid-19, është rikthyer frika e një përhapjes të dytë të Covid-19. Gjendur në këto kushte autoritetet vendase kanë marrë një vendim për të testuar të gjithë popullatën.

Sipas medieve ndërkombëtare, Wuhani po parashikon që brenda 10 ditëve të testojë të gjithë popullatën brenda qytetit për të parë sa raste janë të infektuar me Covid-19 dhe më pas për të bërë izolimin e tyre.

Autoritetet njoftuan planin e testimit në një “njoftim emergjence” dje, sipas mediave shtetërore, The Paper.

“Pas hulumtimit, u vendos të kryhet një betejë ’10-ditore” për shfaqjen e acideve nukleike të të gjithë koronavirusëve të rinj në wuhan, ” thuhet në njoftim.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel