Kryeministri Edi Rama me anë të një komunkimi live në Facebook me gazetarë të ndryshëm ka diskutuar edhe rreth çështjes aktuale në vend ku po konsultohet për legalizimin e kanabisit në vend.

Sipas Ramës ai nuk është konsultuar me delegacionin e BE për këtë projekt ligj, por me ekspertë të fushës.

“Soreca ka thënë të vërtetën. Nuk jemi konsultuar me delegacionin e BE  për atë pjesë. As unë nuk e thash, në shpinë e Europës thjesht u jam përgjigjur pyetjeve. nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE lidhur me projektin e legalizimit. Konsultimet i kemi bërë me ekspertë për futjen në jetën ekonomike të përpunimit të kanabisit mjekësor. “ tha Rama.

Top Channel