A është inflamacioni lidhja mes kancerit dhe koronavirusit? Mjekët shpresojnë në revolucionarizim nga njohuritë e marra

12/05/2020 11:09

Diabeti i tipit 2, sëmundja e zemrës, Alzheimeri, kanceri, Covid-19; të ndryshme nga njëri-tjetri, por në qendër të tyre gjendet një problem i vetëm: inflamacioni.

Ky është faktori kryesor i shumë sëmundjeve, dhe një proces që duhet ta kuptojmë më mirë nëse duam të zvogëlojmë rrezikun tonë për gjithçka nga demenca deri tek arteriet e bllokuara.

Ai është identifikuar gjithashtu si një drejtues kryesor drejt rrugës fatale për në Covid-19, çka shpjegon pse të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike janë në rrezik të veçantë. Mjekët shpresojnë që njohuritë e marra nga trajtimi i Covid-19 do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë proceset inflamatore dhe të sugjerojnë qasje të reja ndaj sëmundjeve kronike që pllakosin miliona njerëz.

Inflamacioni është shenjë e përgjigjes natyrale të trupit ndaj infeksionit. Kur mobilizohet sistemi imunitar, nxitimi i aktivitetit nga qelizat mbrojtëse shkakton nënprodukte të tilla si nxehtësia dhe skuqja e lëkurës ose ethe kur përfshihet i gjithë sistemi. Dihet se mbipesha dhe sëmundja kronike gjithashtu shkaktojnë inflamacion. Njerëzit me mbipeshë – pothuajse dy nga tre britanikë gjenden në këtë grup – është treguar se kanë nivele më të larta të molekulave të mesazhit inflamator të quajtur citokina, të cilat ndërhyjnë dhe dëmtojnë funksionet normale të qelizave.

Top Channel