Pamje gjate aksionit te policise

Tre shqiptarë në Angli kishin ndërtuar një fermë kanabisi në madhësinë e një fushe futbolli nga ku kanabisi i kapur kapte vlerën të 820.000 stërlina.

Top Channel duke iu referuar mediave angleze raporton se pas arrestimit gjykata gjeti fajtor dhe dënoi me nga dy vite burg Fatbardh Selimiin dhe  Fatlum Alijan ndërsa 19 vjecari Agim Isufi, u dërgua për 20 muaj në institutin e vuajtjes së dënimit për të mitur.

Të tre shqiptarët pranuan akuzat për kultivim lënde narkotike të klasit B.

Kjo fermë kanabisi u zbulua nga oficeri policisë  CSO Martin Jobling I cili po patrullonte në zonën  Valentine’s Funfair in Gateshead, Newcastle upon Tyne, në Shkurt 2020 dhe nuhati një erë të fortë e cila vinte nga Team Valley Trading Estate.

Policisë iu desh të sharronte me gur freksibël derën e një ish fabrike të braktisur e cila ishte kthyer në fermë kanabisi prej 3 shqiptareve nga ku u gjetën 2000 rrënjë Kanabis gati për tu korrur.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel