Pamje të pazakonta/ Të burgosurit infektojnë qëllimisht njëri-tjetrin me Covid-19

12/05/2020 14:50

Kamerat e sigurisë në një burg në Kaliforni të SHBA-së kanë filmuar një ngjarje të pazakontë ku një grup të burgosurish besohet se qëllimisht kanë infektuar njëri-tjetrin me Covid-19.

Sipas mediave në SHBA ata nuk kanë ruajtur distancën me njëri tjetrin dhe madje qëllimisht kanë përdorur mjete të përbashkëta në mënyrë që të infektohen dhe të përfitojnë lirimin me herët nga burgu.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në qendrën e ndalimit “Pitchess” në mesin e prillit u raportua për një rritje të papritur të rasteve me Covid-19 dhe dukej se askush nuk kishte sqarim për këtë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe komandanti i policisë, Alex Villanueva, njoftoi të hënën se 21 të burgosur e kanë infektuar me qëllim njëri-tjetrin me koronavirus duke e ndarë mes vete një shishe me ujë të ngrohtë dhe duke e përdorur të njëjtën maskë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel