DURRËS – Një person është vënë nën hetim pasi në kundërshtim me aktin normativ për frenimin e përhapjes së Covid-19, mbante lokalin hapur. I proceduari është shtetasen A. H., 31 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi

Njoftimi i policisë:

Mbante lokalin hapur në kundërshtim me Aktin Normativ dhe ushtronte aktivitetin pa licencë, procedohet në gjendje të lirë administratorja e lokalit.

Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. H., 31 vjeçe, banuese në Durrës.

Kjo shtetase mbante hapur lokalin “Bar Kafe” në administrim të saj, në kundërshtim me Aktin Normativ, në lagjen nr. 17, Durrës dhe ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

A. P., 57 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, në masën 0.59 mg/litër.

I. M., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel