Trafik, kaos e pensionistë në rrugë/ A ngjan Tirana me një zonë të kuqe?!

12/05/2020 15:31

Ne njoftimin e qeverise, Tirana nuk ben pjese ne qytetet qe konsiderohen zone e gjelber cka do te thote se ne kryeqytetin e Shqiperise masat duhet te vijojne te larta, por personat te cilet jetojne ketu kane nisur jeten normale duke mos u shqetesuar per Covid-19.

Si zone e kuqe duhet qe ne shume lagje te vendoseshin postbllok policie te cilet realizojne kontroll te vazhdueshem te makinave qe qarkullojne por fakti qe jane pakesuar ka bere qe te gjithe te nisin te levizin me automjete pa leje perkatese. Ne xhamin e makinave jane te pakte ata te cilet kane vendosur lejen e marre ne e-albania dhe trafiku ne qytet eshte rritur per shkak se sot te gjithe ngasin makinen pa leje.

Shume banore te Tiranes munden madje dhe te ushetojne jashte kryeqytetit pa u shqetesuar per lejen e posacme, ku shumica i drejtohen bregdetit.

Edhe vigjilenca per masat ndaj koronavirusit ka rene. Shume qytetare vijojne normalitetin duke mos respektuar distancimin dhe maskat e dorezat po largohen nga perdorimi.

Te mlshuarit gjithashtu duket se jane lodhur nga masat dhe nuk presin me fundjaven per leje daljen e tyre dhe kane nisur te frekuentojne parqet e Tiranes, aty ku shume femije luajne dhe te rinje qendrojne sebashku kjo ndoshta dhe nga mungesa e bareve.

Fluksi i madh i qytetareve qe po nisin ti rikthehen ritmit te dikurshem vjen dhe si pasoje e numrit te ulet te te infektuarve gjate kesaj periudhe. Megjithate nese masat nuk zbatohen, a kuptimi ka te quhemi zone e kuqe?

Top Channel