Zgjedhjet në botë në kohën e pandemisë së koronavirusit

12/05/2020 04:04

Kufizimet që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, kanë bërë që zgjedhjet në shumë vende të shtyhen – nga Rusia, Irani e Ballkani deri te zgjedhjet paraprake në 16 shtete të SHBA-së.

Derisa masat e izolimit janë duke u lehtësuar tani në shumë vende, shtrohet pyetja se si dhe kur do të mund të rihapen kutitë e votimit?
Që nga fundi i shkurtit, mbi 50 vende kanë shtyrë datat për zgjedhjet mbarëkombëtare, rajonale ose lokale.

Në mesin e tyre është Maqedonia e Veriut,e cila ka shtyrë zgjedhjet parlamentare të 12 prillit; Serbia ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme të parapara më 26 prill, ndërsa Irani rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, të paraparë për 17 prill.

Top Channel