Një debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes Damian Gjiknurit dhe gazetarit Enton Abilekaj. Debati nisi kur Abilekaj i përmendi Gjiknurit përgjimet e Dibrës.

Pjesë nga debati:

Abilekaj: A do ta bëje prapë atë që bëre në 2016?

Gjiknuri: Çfarë di ti se çfarë kam bërë unë. Ke qenë në Dibër?

Abilekaj: Keni dalë në përgjime.

Gjiknuri: Ju keni krijuar një bindje tuajën. Këto historitë e përgjimeve janë bërë qesharake. Ke krijuar një bindje dhe e beson.

Abilekaj: Pyetja është shumë e thjeshtë. A do ta bëje prapë atë që bëre në 2016?

Gjiknuri: Asgjë në jetë nuk bëhet siç është bërë më përpara.

Abilekaj: Ju nuk përgjigjeni sepse e dini çfarë keni bërë.

Top Channel