Infantino, tjetër hall! Krijuesit e sprajit që përdoret nga arbitrat kërkojnë burg për presidentin e FIFA-s

12/05/2020 01:26

Presidenti i FIFA, Gianni Infantinon sheh t’i shtohen telashet rreth tij. Dy krijuesit e Spray që përdoret nga arbitrat për të përcaktuar distancart e barrierës në goditjet e dënimit gjatë ndeshjeve të futbollit, Pablo Silva dhe Haine Allemagne, kërkojnë një dënim për kreun e qeverisë së futbollit botëror nga 1-4 vjet.

Sipas tyre, Infantino lejoi përdorimin e këtij spraj pa leje duke mos respektuar patentën e krijimit të kësaj lënde. Një prej këtyre krijuesve të Sprajit, Haine Allemagne u prononcua në një intervistë për Top Channel në lidhje me këtë çështje duke nisur që nga lindja e idesë.

‘Kam krijuar në vitin 2000 kur foli një narrator sportiv. Unë dua të shoh personin që do të mbajë në vend barrieren. Mendova për një vijëzim të përkohshëm me shkumë, në mënyrë që të mos thyhej rregulli kryesor i futbollit që nuk lejon vijëzime përtej atyre ekzistuese. Unë regjistrova një patentë në 44 vende dhe fillova testet zyrtare që çuan në miratim nga Bordi Ndërkombëtar FIFA në 2012’- tha Allemange.

Allemagne më pas shtoi se pretendon nga FIFA shifrën prej 40 milionë dollarësh që ajo ia kishte premtuar.

‘FIFA na premtoi minimumi 40 mln USD pas Botërorit të Brazilit. Unë propozova një marrëveshje me FIFA për një shifër më të ulët se 35 milionë dollarë. Të njëjtin propozim e bëra edhe përballë gjykatësit në një seancë pajtimi, por FIFA refuzoi’- shtoi Allemange.

Haine Allemagne më pas pranoi se ka pasur presione nga FIFA nëpërmjet avokatit të saj, Quinn Emanuel.

‘FIFA nëpërmjet avokatit të saj Quinn Emmanuel më kërcënoi 3 herë se do më denonconte dhe unë iu pëgjigja se gjithçka kam treguar e konfirmuar ishte e vërtetë dhe se nuk kisha frikë nga kjo përndjejke. Por FIFA nuk pati kurajon të bënte denoncimin. Unë denoncova FIFA. Sipas ligjit brazilian, Infantino tani duhet të ishte arrestuar, unë u përpoqa të zgjidhja këtë çështje në mënyrë miqësore, por nuk ishte e mundur. Do të bëj të mundur që ligji të fitojë. Kërkoj drejtësi dhe do të bërtas deri sa e gjithë bota të më dëgjojë’- u shpreh Allemange.

Top Channel