Kryemadhi pas takimit të opozitës: Refomra Zgjedhore duhet të mbarojë në mënyrë urgjente

12/05/2020 15:03

TIRANË – Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një deklarate për mediat, pas takimit të aleatëve opozitarë në selinë e PD-së, ka folur rreth reformës zgjedhore.

Sipas Kryemadhit Refomra Zgjedhore është kushti i parë i vendosur nga BE dhe duhet të mbarojë në mënyrë urgjente.

“Dua të bëjë një sqarim se përveçse, nesër është grupi i punës i këshillit politik. këshilli politik përbëhet nga 10 vetë, 5 nga opozita jashtëparlamentare 5 i ka parlamenti. Grupi i punës përbëhet nga 4 vetë, që bëjnë përgatitjen e materialeve. Ta sqarojmë këtë se nuk e kuptojnë, edhe ambasadorët se bëjnë gafa diplomatike. nesër është takimi i radhë për t’u përgatitur me punët që janë lënë në harresë. Ne jemi shumë të qartë dhe të vendosur që reforma zgjedhore që është kushti i parë duhet në mënyrë urgjente të mbarojë. Mbyllja e reformës çon vendin drejt një zgjidhjeje që janë zgjedhjet e reja. Se janë dy miratimi dhe implementimi”, tha ajo.

Ndër të tjera Kryemadhi foli për një situatë të rënduar ekonomike të familjeve e bizneseve shqiptare dhe theksoi se në takim është diskutuar përgatitja e një platforme për rifuqizimin e ekonomisë shqiptare.

Top Channel