E shtunë, 14 Dhjetor 2019
17:39
Greva në Francë, vendi mbetet i paralizuar

Udhëtarët francezë u përballën me ditën e dhjetë të grevës së transportit me pak shpresa se gjithçka do të kthehet në normalitet ditët në vijim pasi sindikatat kanë thënë se do ta vazhdojnë protestën e tyre kundër reformës së pensioneve edhe gjatë festave, nëse qeveria nuk do të tërhiqet.

17:35
Rrëfehet Luiza Gega: Mami im mezi pret të le sportin që të martohem!

Këtë të shtunë, në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar atletja e njohur Luiza Gega.

17:35
Qyteza norvegjeze ku mund të shkojë kushdo për punë, pa viza fare

Vendi në fund të botës ku shkohet pa viza dhe kushdo është i mirëpritur.

17:32
UNESCO heq nga lista karnavalet belge

UNESCO ka hequr karnavalet e përvitshme të qytetit Belg Aalst nga lista e trashëgimive botërore për shkak të akuzave për antisemitizëm.

17:29
Mesazhet prekëse, miqtë nuk e pranojnë vetëhelmimin e çiftit në Librazhd: E pabesueshme, dikush ka ndërhyrë

Vetëhelmimi i Rezarta Xibrakës dhe Olsian Hajdarit nuk po pranohet nga miqtë e tyre. Çifti që kishte vetëm një javë i martuar u gjetën dje të helmuar, me vajzën 19 vjeçare që ka ndërruar jetë dhe djalin që ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën.

17:19
BMW Concept 4 vjen me një pamje të re

Forma e saj është agresive dhe tërheqëse, ndërkohë që skara përpara duket sikur i largohet pak imazhit tipik të markës dhe nuk është pëlqyer nga të gjithë.

17:18
Protestë në Romë kundër homofobisë

Dhjetëra e mijëra pjesëtarë të lëvizjes rinore të Italisë, Lëvizja e Sardeleve, janë mbledhur në Romë të shtunën në përpjekje për të ndërgjegjësuar klasën politike të vendit dhe për të luftuar ksenofobinë.

17:17
​Haradinaj: Vuçiq nuk mund ta mohojë se djemtë e UÇK-së e kanë përzënë nga Kosova

Në 21 vjetorin e rënies së komandantit të Brigadës 113, Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të kombit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Aleksandër Vuçiq dhe kolegët e tij nuk mund ta mohojnë që djemtë e UÇK-së i kanë përzënë ata nga Kosova.

17:17
I shënoi 3 gola Lecces, Brescia bën 2 fitore radhazi

Për herë të parë në këtë sezon, Brescia bën dy fitore radhazi, nga katër që ka regjistruar në total në 16 javë. “Dallëndyshet” triumfuan 3-0 nga një rivali direkt për mbijetesë si Lecce, duke rritur shpresat për arritjen e objektivit final.

17:14
Johnson në ish-Bastionin e Laburistëve, falenderon veriun

Boris Johnson falenderoi zgjedhësit në Anglinë Veriore se kanë thyer traditat e votimit të gjeneratave të tëra për të mbështetur konservatorët.

17:05
Këngëtari shqiptar rrëfen propozimin më të çuditshëm: Një foto nudo pa tekst!

I ftuari i Kilda Hysenbegasit këtë të shtunë në Pop Culture ka qenë këngëtari i njohur Mateus Frroku.

17:04
Video/ Dhunohet barbarisht arbitri në Peqin

Dhuna mbetet gangrena e futbollit shqiptar. Këtë radhë ajo është shfaqur në Peqin, në sfidën e javës së 11 të Kategorisë së Parë mes Shkumbinit dhe Dinamos, e mbyllur 1-1, ku ai që e ka pësuar ka qenë arbitri i kësaj sfide, Sokol Bebja.

16:55
Grupet e djathta ekstremiste në Suedi kërkojnë djegien e xhamive dhe vrasjen e myslimanëve

Disa persona të anëtarësuar në grupet e mbyllura të ekstremit të djathtë në rrjetet sociale në Suedi kanë kërkuar vrasjen e të gjithë muslimanëve në vend dhe djegien e xhamive.

16:44
Shpenzime rekord në Kosovë/ Në 2018, 14.7 milionë euro për udhëtime zyrtare

Zbrazëtitë ligjore po bëjnë që vetë institucionet shtetërore të keqpërdorin buxhetin e shtetit. Në mungesë të një udhëzimi administrativ të specifikuar, shërbyesit civil bëjnë udhëtime brenda dhe jashtë vendit pa u bazuar në ndonjë kriter.

16:30
Nis takimi Kurti-Mustafa

Ka filluar takimi i radhës mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa në përpjekje të arritjes së marrëveshjes bashkëqeverisëse.

16:27
Milot Rashica shënon super-gol ndaj Bayernit

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Bayernit dhe Werder Bremenit.

16:20
Të rinjtë e peshëngritjes/ Vijnë me medalje nga europiani

Të rinjtë e Peshëngritjes shqiptare shkëlqyen në Evropianin e zhvilluar në Izrael gjatë kësaj jave.

16:18
Miliona euro, paund dhe dollarë; dënohet me burg ish-presidenti që sundoi për 30 vite

Omar al-Bashir, ish-president i Sudanit, është dënuar me dy vite burg për korrupsion. Gjykata në Khartoum e shpalli 75-vjeçarin fajtor për korrupsion dhe posedim të paligjshëm të monedhave të huaja.

16:11
Tentoi të vidhte 50 mijë euro, shqiptari ekstradohet nga Gjermania

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë.

16:03
Deutsche Welle: Gazetarët shqiptarë kundër paketës antishpifje të qeverisë

Organizatat e mediave dhe gazetarët në Shqipëri i konsiderojnë projektligjet e paketës antligjore si cënim të lirisë së shprehjes. Ato kanë paralajmëruar ndërkohë edhe protesta.

15:59
Me shqiptarët që nuk flasin shqip në Gjurmë Shqiptare/ Çfarë ka ndodhur me banorët e fshatit Besnik

Ky është fshati Besnik, emri i tij flet qartë për identitetin, por gjuha jo. Historia është ndryshe nga ajo që duket.

15:53
Për festa në Korçë/ Rezervimet janë bërë që gjatë muajit nëntor

Qyteti më i vizituar në Shqipëri mbetet një prej destinacioneve më të kërkuara për ata që zgjedhin që për festat e fundvitit të bëjnë diçka ndryshe.

15:49
Enis Bardhi i siguron tre pikë skuadrës së Levantes

Futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka shënuar një gol shumë të bukur për Levanten në sfidën ndaj Granadas për rezultatin 2:1, gol ky që edhe vendosi faktin e kësaj ndeshjeje.

15:48
Bylisi, fitorja i rrëshqet ndaj Flamurtarit/ Laçi bën detyrën në ndeshjen me Luftëtarin

Bylisi nuk arriti dot të fitojë sfidën me Flamurtarin edhe pse ishte shumë pranë marrjes së 3 pikëve.

15:40
Do hiqet taksa për dhurimet/ Vetëm për familjarët e afërt dhe për banesat

Në 2020 qytetarët mund të çlirohen nga taksa e dhurimit të pronës nga prindërit tek fëmijët apo mes bashkëshortëve.

15:32
Konviktet u dëmtuan/ Te Mjekësia, studentët sistemohen në ambiente të tjera

Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar gjithashtu edhe dy konviktet e Universitetit të Mjekësisë, përkatësisht godinat me numër 3 dhe 4.

15:29
Liverpool i pandalshëm, arrin fitoren e radhës

Ka përfunduar ndeshja mes Liverpoolit dhe Watfordit.

15:25
Tërmeti, 9 arrestime në Durrës/ Prokuroria ka nxjerrë 19 urdhëra për ndërtues dhe zyrtarë

Pa kaluar shumë kohë nga ultimatum i prokurorit të përgjithshëm Olsian Cela, grupet e hetimit për tërmetin në Durrës firmosen 17 urdhëra ndalimi ndaj disa ish zyrtarëve të Aluiznit por edhe për vrasje, ndërsa të tjerët akuzohen për shpërdorim detyre për ndërtim pa leje.

15:20
Vajza erdhi dhe dita juaj! Hapet shkolla që mëson djemtë të bëjnë punë shtëpie

Shkollën Montecastelo në Spanjë ka marrë përsipër nismën “Barazia mësohet me veprime”. Kjo shkollë është hapur që prej një viti në qytetin Vigos, ku djemtë marrin edhe mësime në zdrukthëtari dhe ndërtim.

15:15
Tabaku: Buxheti 2020 nuk përmbush kërkesat e biznesit dhe qytetarëve pas situatës së rëndë

Jorida Tabaku së bashku me përfaqësues të PD ka takuar ditën e sotme biznesmenët e prekur nga tërmeti dhe me anë të një postimi deklaron se buxheti i vitit 2020 nuk përmbush kërkesat e biznesit dhe qytetarëve pas situatës së rëndë.

15:09
Evropa nën pushtetin e stuhisë

Disa vende të Evropës, nga Irlanda e Franca deri në Itali e Greqi, prej orësh po përballen me masa ciklonare që kanë lënë deri tani edhe viktima.

15:05
LDK i mohon barrikadat, kërkohen kompromise

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është duke bërë barrikada në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e koalicionit qeverisëse, derisa gjithë anëtarët e kryesisë janë unik dhe të bashkuar për arritjen e një marrëveshje të tillë me partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

15:00
Basha në Laç: Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan

Kryetari Lulzim Basha ndodhej sot pranë 50 familjeve te cilat pas tërmetit po strehohen ne Kishën e Shën Mhillit ne Laç, një pjese e së cilës rrezikon te shembet.

14:49
Australia do të përfshihet nga një valë e nxehtësisë

Australia mund të përballet me ditë shumë të nxehta gjatë javës së ardhshme, kanë paralajmëruar parashikuesit e motit.

14:48
Napoli – Parma, sfida mund të shtyhet

Ndeshja mes Napolit dhe Parmës mund të shtyhet.

14:43
Dënohet me gati pesë vite burg shqiptari që planifikonte sulme terroriste në Amerikë

Fabjan Alameti, shqiptari 21 vjeçar që banonte në Nju Jork është dënuar me gati pesë vite burg. Më herët ai kishte pranuar fajësinë për deklarim të rremë tek Byroja Federale e Hetuese kur u pyet rreth aspiratave të tij për t’iu bashkuar organizatës terroriste Shteti Islamik dhe planin për hakmarrje pas sulmin në një xhami në Nju Zelandë.

14:41
Shtetasit malazez i vërtetohet dënimi për krime lufte në Kosovë

Gjykata e Apelit në Mal të Zi, vërtetoi të mërkurën vendimin me të cilin shtetasi malazez, Vlado Zmajeviç, është dënuar me 14 vjet heqje lirie për krime lufte kundër civilëve në Kosovë.

14:41
Tërmeti/ Prokuroria e Durrësit firmos 18 urdhëra arresti

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër arresti për 18 persona, pas hetimeve të kryera nga tërmeti i 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, i cili ka zgjatur rreth 30 sekonda, ku humbën jetën 51 persona.

14:35
Haziri: Sot arrihet marrëveshje e madhe për ndryshim, presidentin e propozon LDK-ja

Negociatat ndërmjet LVV e LDK për bashkëqeverisje, pritet të përfundojnë sot, me një marrëveshje të madhe për ndarjen e tri posteve kryesore si dhe resorëve qeveritarë.

14:28
Emily Ratajkowski “ndez” Instagramin – FOTO

Modelja e njohur Emily Ratajkowski bën “namin” sërish në Instagram, ku ka postuar një set fotografik shumë “hot” për të reklamuar linjën e saj të të brendshmeve.

14:21
Ankandi i Hollivudit/ Në shitje pelerina e Supermenit

Pelerina e parë e Supermenit dhe llulla e Bilbo Bagins, do të dalin në ankand të rrallë të kujtimeve të Hollivudit, javën e ardhshme dhe pritet të mbledhin 100 deri në 200 mijë dollarë.

14:14
Një familje shqiptare gjunjëzon Kölnin në gjykatë

Gjykata gjermane detyron Kölnin të strehojë një familje shqiptare. Megjithëse kjo familje nuk ka të drejtë të qëndrojë në Gjermani, ajo ka të drejtë të ketë një çati mbi kokë, vendosi gjykata.

14:09
“Pikaso i parashkollorit”/ Gjeniu 7-vjeçar, ekspozitë në Berlin

Mikail Akar, vetëm 7 vjeç, që është quajtur edhe “Pikaso i parashkollorit” ka hapur ekspozitën e tij në Berlin.

14:05
250 vjetori i lindjes, hapet shtëpia e Beethoven-it

Shtëpia e Beethovenit, në Bon, do të rihapet për të festuar ditëlindjen e 250 të kompozitorit.

14:01
Kritika të ashpra ndaj Konferencës Botërore të Klimës

Shoqëria civile paralajmëron për dështimin e Konferencës Botërore të Klimës në Madrid për shkak të formulimeve të deklaratës përfundimtare. Negociimi i saj u shty deri të shtunën.

13:46
Nis “Top Talent”, zbulohet emri i prezantueses e plot risi e surpriza

Talent show “Top Talent” do të nisë sezonin e tretë në muajin janar në Top Channel, ndërsa audicionet e para të programit kanë nisur që sot, teksa shfaqen ‘live’ në ‘livestreeam’.

13:46
Piktorët e peizazhit/ Për të pestin vit bëhen bashkë në një ekspozitë

Piktorët peizazhistë të Plein Air erdhën edhe për këtë dhjetor, ashtu siç kanë bërë pesë vite me radhë në ekspozitën kushtuar peizazhit, kësaj gjinie të pikturës paksa të harruar, mbase edhe si njëlloj revolte.

13:39
Janeva ka keqpërdorur buxhetin e PSP-së për pagesat e miqve dhe familjarëve

Katica Janeva përveç përfitimeve të saj nga rroga e larta dhe bonuset speciale, gjatë kohës si kryeprokurore e Prokurorisë Publike Speciale u kishte ofruar benefite edhe familjarëve të saj, përmes rrogave dhe parave të majme.

13:35
Zhdukja e mistershme e aeroplanit të Malajzisë mund ‘të mos zgjidhet kurrë’, e gjitha fshihet te 18 minutat e humbur

Misteri i aeroplanit të zhdukur të Malajzisë, MH370, sipas të gjitha gjasave nuk do të zgjidhet kurrë, pasi kulla e kontrollit ajror kishte humbur kontaktin me fluturaken gjatë 18 minutave të rëndësishëm apo më mirë thënë që konsiderohen kyç, shkruan Mirror.

13:32
Për shkak të një borxhi, së bashku me vëllanë ia dogjën trupin – detaje për vrasjen e Shkodran Bytyqit

Shkodran Bytyqi, baba i dy fëmijëve, është gjetur i vrarë dhe i djegur të enjten rreth orës 19:00, në mes të fshatit Gadime dhe Kishnapol.

13:32
Gjallesat gjigante që u shfarosën nga njerëzit parahistorikë

Njerëzit primitivë kanë bashkëjetuar me qenie gjigante, barngrënëse e leshatore, të cilat i kanë vrarë aq shumë sa kanë arritur t’i shfarosin.

13:31
Zhduket vajza e mitur në Hajvali

Një vajzë e mitur nga Hajvalia e Prishtinës është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë shkuar.

13:28
Në pritje të qeverisë së Kosovës/ LDK dhe VV mbledhin kryesitë

Në Kosovë po vijojnë bisedimet për ndërtimin e qeverisë së re.

13:28
Nis sezoni i skive në Dardhë/ Dëbora shkon në 20 centimetra

Dimri ka ardhur me dëborë në Korçë dhe veçanërisht në zonat malore.

13:25
Edhe Dortmund kërkon Pochettinon

Mauricio Pochettino po vijon pushimet pas shkarkimit nga Tottenham dhe nuk pritet që të rikthehet në detyrë përpara mbylljes së sezonit aktual.

13:24
Haxhiu: Derisa ka barrikadime nga LDK, nuk mund të ketë koalicion qeverisës

Pas mbledhjes disa orëshe të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk mund të thotë me garancë se do të ndodhë marrëveshja për koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, meqë ekzistojnë barrikadime nga ana e LDK-së.

13:18
VV: Kushtet e LDK për presidentin dhe kryeparlamentarin, barrikada

Kushtet e LDK për presidentin dhe kryeparlamentarin, Lëvizja Vetëvendosje i quan barrikada.

13:05
Vladimir Putin/ 20 vite në 20 foto

Vladimir Putin do të shënojë 20 vjet udhëheqje të vendit të tij si president dhe kryeministër, në krizat gjeopolitike dhe ngjarjet kryesore sportive.

13:03
Arrestime për tërmetin/ Policia po ekzekuton 17 urdhër arreste

Mëngjesin e sotëm në Durrës janë arrestuar disa persona për dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

13:00
Shiko Kush LUAN “vishet” Kuq e Zi

Festat e nëntorit këtë vit na gjetën me flamurin në gjysmështizë duke na trazuar zemrat fort nga humbja e jetëve për shkak të tërmetit. Kjo bëri që edhe programi festiv i xhiruar në 21 nëntor i “Shiko Kush LUAN” të shtyhej 2 javë me vendim të autores dhe moderatores Luana Vjollca e cila po ashtu ishte tejet e prekur nga ngjarja.

12:59
Një vit më parë FSK nisi shndërrimin në ushtri

Një vit më parë parlamenti i Kosovës, miratoi ligjet që i hapin rrugë shndërrimit të Forcës së Sigurisë në ushtri, një proces ky që pritet të zgjasë rreth dhjetë vjet.

12:56
Koreja e Veriut bën teste të reja bërthamore

Korea Veriore ka bërë një “test të rëndësishëm” në një zonë satelitore për të forcuar prezencën e saj bërthamore, raportojnë mediat vendore.

12:55
Fotot/ Shqiponja bie në kurthin e oktapodit, nga gjahtare kthehet në pre

Një shqiponjë ka rënë në kurthin e një oktapodi, teksa kërkonte ta bënte prenë e saj.

12:49
Moti i keq në Europë/ Francë, një viktimë nga stuhitë

Një person ka humbur jetën në jug të Francës dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pasi era e fortë u përplas me rajonet bregdetare, duke kapur shpejtësinë e 140 km në orë.

12:37
Kosovë/ Konfiskohen qese me kokainë, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit te tij i janë gjetur 21 paketime të dyshuara për narkotik të llojit kokainë me peshë 9.6 gram, si dhe një qese me narkotik të llojit marihuanë me peshë 0.9 gram.

12:35
Konferencë donatorësh për Shqipërinë/ Do mbahet në janar të 2020 në Tiranë

Ambasadori i Delegacionit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, bëri të ditur të premten se konferenca e donatorëve ndërkombëtarë do të organizohet nga Komsioni Europian, për të siguruar ndihmë financiare në rikuperimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, në Tiranë, pas një muaji, në janar 2020.

12:26
17 urdhër arrestet/ Policia jep detaje: Vazhdojmë punën për të çuar para drejtësisë përgjegjësit

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokurorja e Rrethit Anita Jella dhe Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi kanë dalë një konferencë të përbashkët për të dhënë më shumë detaje për 17 urdhër arrestet.

12:18
Mikelanxheloja i Shkodrës/ Në studion e piktorit që u dekorua edhe nga Papa

Pak metër larg katedrales së Shën Shtjefnit, jeton një nga piktoret me të shquar të Shkodrës ndër vite.

12:11
Kukësi, sfidë për kreun/ Sot do të luhen katër ndeshje për superioren

Pas derbit të flaktë mes Partizanit dhe Tiranës në Air Albania Stadium, java e 15 e Kategorisë Superiore vijon me 4 ndeshjet e tjera që do të luhen sot.

12:08
Atentat ndaj dy të rinjve në Peqin/ Vritet një 23 vjeçar që sapo ishte kthyer nga emigrimi, plagoset shoku i tij

Një 23-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë mbrëmjen e së premtes në Peqin teksa ndaj mjetit me të cilin udhëtonin është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

12:06
Përkeqësohet moti, deti i “egërsuar” sot në Vlorë

Deti i “egërsuar” sot ne Vlorë. Moti i përkeqësuar i cili ka përfshirë rajonin e Jugut ka bërë që deti të ketë fuqi deri ne 6 ballë në det të hapur.

11:53
Rama në Laç: Për një periudhë 6 mujore, spitali duhet të jetë gati

Kryeministri Edi Rama ishte në Laç, ku inspektoi zonën pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai ishte i shoqëruar nga ministret Elva Margariti dhe Ogerta Manastirliu.

11:47
Kryeministri Haradinaj sfidon forcat e FSK-së, garë me pompa kundër oficerëve të rinj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sfiduar së fundmi forcat e FSK-së në pompa.

11:38
Pogradec/ Kapen duke transportuar shtetas të huaj, dy në pranga

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke transportuar shtetas të huaj.

11:37
Situata pas tërmetit, ministri Çuçi prezanton procesin e vlerësimit të banesave

Ministri Çuçi në një konferencë për shtyp ka prezantuar procesin e vlerësimit të banesave, pas tërmetit të 26 nëntorit.

11:34
PSG dhe Juventus përgatiten për shkëmbimin e madh në janar

Juventus dhe PSG po mendojnë të realizojnë një shkëmbim lojtarësh në merkaton e janarit.

11:16
Video / Fëmijët e Tiranës dhurata për moshatarët e tyre në zonat e prekura nga tërmeti, nis “Operacioni Kutia”

Dhuratat për Festat e fundvitit nuk do të mungojnë as për fëmijët e prekur nga tërmeti në zonat Durrës, Thumanë dhe Krujë.

11:05
Të arrestuarit e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, mes tyre edhe pronarët e “Vila Palma”

Policia ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit. Arrestimet dhe shoqërimet në drejtori po zhvillohen në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor.

10:44
Thaçi: Ushtria jonë e gatshme të kontribuojë për paqen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se më 14 dhjetor të vitit të kaluar kanë përmbyllur një proces të filluar më 2014, me të cilin i kanë vërë themelet e Ushtrisë së Kosovës.

10:29
Top Talent 3, ndiqni livestream audicionet

Talent show “Top Talent” do të nisë sezonin e tretë në muajin janar.

10:22
Tërmeti/ Pritet të shembet godina e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, prania e dy pistoletave vonon procesin

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme janë marrë në pyetje në lidhje me gjendjen e godinave të Konvaleshencës, në njërën prej të cilave mbeti i vdekur në tërmetin e 26 nëntorit dhe Bajrama Hajdarmataj.

10:11
Lleshaj: Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Italisë ka një perspektivë të re

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku u takua me Ministren e Brendshme italiane, znj. Luciana Lamorgese.

10:06
Tërmeti, si të trajtojmë traumat psiko-emocionale

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.3 ishte një nga më të fortët që ka goditur Shqipërinë përgjatë historisë së njohur të vendit.

10:03
Ndryshonte vendimet e gjykatës sipas interesit vetjak, arrest me burg për ish-sekretaren

Është zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit për Edlira Shehun.

09:57
Erdhi me bujë të madhe, Rebic pritet të largohet nga Milan pas 6 muajve

Milan transferoi në merkaton e verës, Ante Rebic nga Frankfurti.

09:48
Këtë javë pritet të vendoset e ardhmja e Politanos

Politano ka shprehur dëshirën për të qëndruar tek klubi zi kaltër, mirëpo këtë javë do të vendoset përfundimisht për fatin e tij.

09:43
Thaçi: Rënia e Mujës ishte goditje e rëndë por edhe frymëzim për mijëra ushtarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 21 vjetorin e rënies së heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, ka thënë se rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për luftën tonë, por ata u bënë frymëzim edhe për mijëra ushtarë dhe vullnetarë që pandalshëm po i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

09:32
Foto/ Peshku i çuditshëm që po “pushton” bregdetin

Mijëra krijesa që ngjajnë me organin mashkullor janë parë në një plazh në Kaliforni.

09:24
Forca Detare mbyll misionin në Egje, Xhaçka: Ka nisur ringritja e flotës, Pashalimani bazë e NATO-s

Pas 3 vitesh dhe rreth 13 mijë orëve patrullim në detin Egje, Forca Detare ka përfunduar kontributin e saj në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje.

09:14
Vazhdojnë takimet Kurti-Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takohen edhe sot në përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës.

08:53
Parlamenti i ri britanik mblidhet të martën

Parlamenti i sapozgjedhur britanik do të mblidhet të martën. Në dallim nga periudha para zgjedhjeve, konservatorët e kryeministrit Johnson do të përfaqësojnë në të përsëri një shumicë.

08:36
Koment: Borisi fitoi, por humbi Britania e Madhe

Kjo ishte më shumë një garë jopopullariteti sesa një zgjedhje. Rezultati i këtyre zgjedhjeve përcakton rolin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar në botë.

08:22
Vrasja e ish-anëtarit të bandës së Lushnjës, kush është viktima (foto)

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e sotëm Lushnjën, ku viktim ka mbetur Enver Boriçi 42 vjeç.

08:10
Tronditet qyteti, vritet në mes të lokalit ish-anëtari i bandës së Lushnjës

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Lushnjë, ku viktim ka mbetur Enver Borici 42 vjeç.

08:00
Vazhdojnë reshjet e shiut dhe dëborës, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

07:38
Hiqet taksa 15% për pronën që dhurohet brenda familjes, ja kushtet

Mazhoranca vendos që të heqë taksën prej 15% për rastet e dhurimit të pronës brenda familjes, por në mënyrë të diferencuar. Në komisionin parlamentar të Ekonomisë, dy deputetët socialistë Evis Kushi dhe Sadi Vorpsi propozuan amendamentin që parashikon mos aplikimin e taksës për rastet kur dhurohet banesa apo prona. Duke paraqitur propozimin, socialistja Kushi u shpreh se “propozimi vjen vetëm për rastet kur dhurohet një banesë e vetme, dhe truall dhe kjo kur vlera kadastrale është deri 30 milionë lekë”.

07:28
Shurupi i xhenxhefili/ Si ta përgatisni për të trajtuar kollën

Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë. Xhenxhefili është ndoshta një nga erëzat më të përdorura në botë sepse gjallëron çdo pjatë apo gatim. Shija e tij zbut edhe njerëzit më tekanjozë me ushqimin. Xhenxhefili është një nga erëzat më të njohura. Është i mbushur me ushqyes dhe përbërës bioaktivë që i japin organizmit shëndet të mirë.

06:58
Ujë, mjaltë e limon esëll në mëngjes për imunitet të fortë

Uji me limon është një nga mënyrat më të mira për të hidratuar organizmin dhe ofruar atij një dozë të fortë të vitaminës C. Ai përbën një kurë ideale për një fillim të mbarë të ditës, sidomos për ata që kanë probleme me tretjen. Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe antioksidantëve.

06:34
Kundër problemeve të kockave/ Trajtimet natyrale dhe ushqimet e duhura

Një nga problemet më të mëdha me kockat është Osteoartriti. Dhimbjet dhe simptomat e saj mund të trajtohen me disa terapi natyrale me bazë bimore. Përpos këtyre terapive, ekspertët rekomandojnë edhe aktivitetin e rregullt fizik. Disa nga shenjat më të hershme të sëmundjes janë: ngurtësimi i gishtave, dhimbja e kyçeve dhe kërcitja e gjunjëve.

06:20
Arrestimet për tërmetin në Durrës/ Në pranga drejtori dhe nëndrejtori i Kavalishensës, emrat

Policia sapo ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit. Arrestimet dhe shoqërimet në drejtori po zhvillohen në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor.