E enjte, 02 Prill 2020
10:51
“Ekonomia e luftës do vihet me hapa shumë të matur në lëvizje”/ Rama: Kantierët e ndërtimit fillojnë punën me pikatore

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një lajm sot për rifillim pune në disa kantiere në vend, duke shtuar se duhet të bëhet durim deri në hapjen e plotë të ekonomisë, me qëllim që të mos kemi humbje të vendeve të punës.

10:45
Distancimi social/ Ambasada Amerikane: Sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë së punuari

Ambasada amerikane në vendin tonë ndërsa i mëshon fort distancimit social në këto kohë të vështira pandemie, thotë se sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë së punuari.

10:42
Byroja e Kuvendit vendos përgjysmimin e pagës së deputetëve për një periudhë tremujore

Sot, më 2 prill, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua një mbledhje e posaçme e Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë .

10:40
“Do prodhojmë 3 milionë doza në javë”/ Kompania e cigareve pretendon se ka gjetur vaksinën, kërkon mbështetje nga qeveria britanike

Prodhuesi i cigareve Benson & Hedges dhe Lucky Strike pretendon se ka krijuar një vaksinë kundër Covid-19, të bërë nga bimët e duhanit.

10:28
“100 milionë dollarë për gazetarët”, Zuckerberg: Po punojnë në kushte shumë të vështira

Facebook ka njoftuar se do të ofrojë një mbështetje tjetër prej 100 milion dollarësh në redaksitë e lajmeve që po përpiqen të mbulojnë pandeminë COVID-19.

10:22
Covid-19, mobilizohet ushtria angleze/ 3 mijë trupa në ndihmë të vendit, rreth 500 punonjës të ambulancës janë infektuar

Ushtria angleze do të mobilizojë 3,000 trupa për të ndihmuar Shërbimin Kombëtar Shëndetësor në luftën kundër koronavirusit.

10:21
Dy raste të reja me CoVid-19 në Lezhë, një tek Infektivi për trajtim më të specializuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë janë konfirmuar dy raste të reja me covid 19.

10:15
Virusi Corona: Sa të vlefshme janë maskat?

Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë?

10:08
“Qëlloni këdo që shkel karantinën”/ Presidenti i Filipineve urdhër ekstrem

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte urdhëroi forcat e sigurisë të qëllonin “për vdekje” këdo që shkakton “probleme” në zona të mbyllura për shkak të pandemisë koronavirus.

10:05
Thellohet bilanci botëror! Mbi 47 mijë viktima dhe afro 938 mijë të infektuar me Covid-19

47,273 viktima dhe 937,941 të prekur me koronavirusin e ri; ky është bilanci aktual në mbarë globin.

09:57
Baba i 4 fëmijëve, viktima e fundit në Greqi ishte mësues në shkollën greke në Korçë

Viktima e fundit në Greqi ishte mësues në shkollën greke në Korçë, Omiros.

09:47
Mallakastër/ Tentoi të vidhte një sasi parash në një magazinë, kapet në flagrancë nga policia

Një 42-vjeçar që tentoi të vidhte një sasi parash në një magazinë në Dukas, Mallakastër, u arrestua në flagrancë nga Policia.

09:47
“Historike”/ Covid-19, qyteti kinez ndalon ngrënien e qenve dhe maceve

Një qytet në Kinë ka ndaluar banorët e tij të hanë mish qen dhe maceje, përmes një ligji të ri novator, në vazhdën e frenimit të përhapjes së pandemisë Covid-19.

09:41
Conte: Pas 13 prillit, faza 2 do të jetë bashkëjetesë me Covid-19

Ndërkohë që në Itali numri i të prekurve nga virusi është 80.572: 13,155 të vdekur, 16.847 të rikuperuar, 28,403 të shtruar në spital, nga të cilët 4,035 në kujdes intensiv, qeveria ka zgjatur bllokimin deri në 13 Prill.

09:32
Pandemia Covid-19/ Mjekimi i virusit me plazmën e të shëruarit

Virusi SARS-COV 2 apo koronavirusi është shkaktari i pandemisë aktuale që ka përfshirë mbarë globin.

09:31
Greqi/ Shkon në 51 numri i viktimave nga CoVid-19

Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 51.

09:26
Heroinë, para dhe armë/ Arrestohet 52-vjeçari nga Gramshi

Dhjetëra doza me heroinë, një sasi e konsiderueshme parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dy armë të ftohta dhe një sasi fishekësh për armë gjahu janë sekuestruar si rezultat i operacionit “Gramshi”.

09:17
Koronavirusi/ Von der Leyen i kërkon falje Italisë: Tani BE është me ju

Evropa po mobilizohet përkrah Italisë, por duhet të pranohet se në ditët e para të krizës, përballë nevojës për një përgjigje të përbashkët, “shumë kanë menduar vetëm për problemet e tyre të shtëpisë”.

09:06
“Vol-Vo 4″/ Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim

Një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4 është ndaluar nga policia.

09:00
Koronavirusi/ Pse po flitet për një “valë të dytë” të epidemisë dhe pse nuk duhet ta ulim vigjilencën

Një nga frikërat për pandeminë e shkaktuar nga Coronavirus i ri është mbërritja e një “valë të dytë” të infeksioneve dhe për këtë arsye një rikthim në emergjencë pas sakrificave të shumta të bëra.

08:53
Ndërron jetë foshnja 6-javëshe në SHBA, viktima më e re e coronavirusit në botë

Një foshnje 6-javëshe në Connecticut të SHBA-ve ka ndërruar jetë nga coronavirusi, dhe besohet të jetë viktima më e re në botë që ka humbur betejën me virusin COVID-19.

08:35
Vdes nga koronavirusi artisti që u nominua për Oskar

Një tjetër vdekje e një artisti është shënuar sot nga koronavirusi. Kantautori i nominuar për Oskar, bashkëthemeluesi i grupit pop-rock Adam Schlesinger ka ndërruar jetë nga Covid-19.

08:32
Gjuriq: Viktima e parë nga koronavirusi në mjediset serbe në Kosovë

Një pacient i infektuar me koronavirus nga Leposaviqi, në veri të Kosovës, ka vdekur pas transferimit për trajtim të mëtutjeshëm në Nish të Serbisë.

08:26
Meta mesazh në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin: Ndodhemi në mes të një krize të rëndë, por…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sot në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, jep mesazhin se “kjo ditë na kujton detyrimet institucionale dhe shoqërore, për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për solidaritet, ndihmë, përkujdesje dhe dashuri të përhershme”.

08:19
Mbyllja e institucioneve arsimore pa afat, Shahini: Mësimi online vazhdon si në katër javët e para

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini, me anë të një komunikimi në rrjete sociale ka përcjellë disa mesazhe se si do të vijojë puna pas vendimit të Task Forcës për Koronavirusin mbi shtyrjen pa afat të mbylljes së institucioneve arsimore.

08:16
Video/ Rama publikon dhuratën nga artistët: Kaq e goditur në këtë kohë të mallkuar

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me ndjekësit një këngë që siç ai e cilëson “është një dhuratë shpirtërore, në këtë kohë të mallkuar”.

07:54
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

07:36
Vdes nga koronavirusi legjenda e muzikës ‘Jazz’

Ka ndërruar jetë legjenda e muzikës ‘Jazz’ Ellis Marsalis Jr. Vdekja e tij erdhi nga komplikacionet e krijuara nga koronavirusi.

07:19
63 vdekje të reja, shkon në 277 numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi

Gjashtëdhjetë e tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 277, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

06:55
Ja si të kujdeseni për veten nëse keni simptoma të lehta të COVID-19

Lajmi i mirë në situatën e paprecedentë ku ndodhemi është se 80 përqind e rasteve të njerëzve të prekur nga COVID-19 kanë pasur simptoma të një intensiteti mesatar, që do të thotë se për një pjesë të mirë të njerëzve, simptomat kalohen lehtë në kushtet e shtëpisë. Në kushtet kur na duket sikur nuk kemi asgjë nën kontroll, e mira e të mirave sipas ekspertëve që të secili prej nesh të formulojë një plan veprimi për një skenar të mundshëm.

06:45
Duhet t’i dini patjetër/ Rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga dhimbjet e kokës

Dhimbjet e migrenës janë të forta dhe përcëlluese sa duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo, migrena duket se është shkaktare e një sërë sëmundjesh të tjera.

06:36
Mënyrat për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak

Një nga mënyrat më të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është përzgjedhja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Ky i fundit është i dobishëm për të parandaluar progresin e diabetit të tipit dy dhe efektet anësore të ushqimeve të përpunuara dhe të ëmbla. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për pesë mënyrat ideale që ju vijnë në ndihmë kundër sheqerit të lartë në gjak.

06:26
Trump paralajmëron Iranin me “çmim të lartë” nëse sulmon bazat amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për “çmim të lartë” nëse ai apo aleatët e tij në Irak, sulmojnë trupat amerikane apo asetet që kanë në Irak.

06:13
Erdogan: Turqia mund të ashpërsojë masat nëse injorohet “karantina vullnetare”

Turqia do të marrë masa shtesë nëse rritet numri i personave të prekur nga koroanvirusi i ri nëse njerëzit nuk respektojnë “karantinën vullnetare”, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

05:53
Moska zhvillon aplikacion për të vëzhguar zbatimin e karantinës

Autoritetet e Moskës kanë thënë se kanë krijuar një aplikacion për të ndihmuar në kontrollimin e lëvizjes së banorëve gjatë izolimit për shkak të koronavirusit.

05:26
Parashikimi i frikshëm/ Në SHBA 100-240 mijë vdekje nga koronavirusi

Shtëpia e Bardhë parashikon se 100,000 deri 240,000 njerëz në Sh.B.A do të vdesin nga pandemia e koronavirusit nëse vazhdojnë të ndiqen masat distancuese sociale. Parashikimet u prezantuan gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të martën.

05:07
Ekspertët parashikojnë 4.5 milionë kërkesa të reja për pagesë papunësie

Rritja e numrit të personave të prekur nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara po shoqërohet me një rritje të kërkesave zyrtare për të përfituar pagesën e papunësisë. Në kushtet e një shtrëngimi gjithnjë e më të madh financiar pronarë biznesesh e punonjës, po presim me dëshpërim ndihmën qeveritare, ndërsa ligjvënësit kanë hedhur në qarkullim idenë e një cikli të dytë ndihme financiare. Situata në vend, tashmë epiqendër botërore e pandemisë së koronavirusit është bërë shkak për luftë politike.

04:43
Shkencëtarët kinezë zbulojnë “anti-trupa efektivë” kundër COVID-19

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka izoluar një grup anti-trupash që thotë se janë “tepër të efektshëm” për të bllokuar aftësinë e koronavirusit për të penetruar qelizat e njeriut,

04:12
Me ose pa maska? SHBA rishikon udhëzimet

Shtetet e Bashkuara po rishikojnë udhëzimet që u kanë dhënë amerikanëve se nuk është e nevojshme për të përdorur maska si mbrojtje nga koronavirusi. Bazuar në përvojën e disa vendeve aziatike që kanë pasur sukses në luftën kundër epidemisë, zyrtarët po rishikojnë udhëzimet.

03:35
Anthony Fauci: Masat po funksionojnë

Megjithë parashikimet e zymta në SHBA se shumë njerëz do të vdesin nga pandemia edhe nëse vazhdojnë të ndiqen masat për distancim shoqëror, një prej anëtarëve kryesorë të grupit të punës pranë presidentit thotë se përpjekjet për të zbutur përhapjen po japin efekt pozitiv. Dr. Anthony Fauci thotë se distancimi shoqëror vazhdon të jetë përgjigjja për problemet që po kalon vendi.

03:01
SHBA: Vazhdon rënia e bursës

Bursa amerikane pati një ditë tjetër të vështirë të mërkurën, pasi Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara i presin “dy javë të këqija” me pandeminë e koronavirusit.

02:35
OBSH bën apel: Vazhdoni masat, nuk e dijmë fundin

Pavarësisht përmirësimeve të mëdha në vende si Kina dhe Koreja e Jugut, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se pandemia e koronavirusit është ende larg përfundimit në atë rajon.

01:59
Si funksionon sistemi imunitar, ja çfarë po ndodh me trupin tonë në kohën e koronavirusit

Sistemi ynë imunitar është tepër kompleks dhe tërë kohën përpiqet të ruajë trupin tonë. Në fakt, ekzistojnë dy sisteme imunitare në trupin e njeriut. Njërin prej tyre e kemi që nga lindja.

01:24
Koronavirusi, sfida më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

Pandemia e koronavirusit është sfida më e madhe për botën që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky paralajmërim është lëshuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres sipas të cilit e gjithë kjo do të sjellë pas një recesion që me gjasë nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër në të shkuarën.

01:13
Kur do kemi lehtësira? Rama: Po e mendojmë për javën tjetër, por do të jetë me pikatore

Kryeministri Edi Rama thotë se në varësi të të dhënave që do të ketë deri të dielën në lidhje me perhapjen e koronavirusit, atëherë do të mendohet lehtësimi i lëvizjes.

00:48
Testimi i vaksinës/ Kompania farmaceutike Johnso&Johnson: Gati ta nisim në shtator

Johnson & Johnson ka bërë të ditur tani se e ka përzgjedhur një vaksinë për koronavirusin e ri që do të testohet tek njerëzit duke filluar nga shtatori dhe do të mund të jetë gati për përdorim emergjent në fillim të vitit të ardhshëm.

00:12
Rama: Lajm i mirë, 9 të shëruar sot

Një lajm i mirë vjen nga lufta ndaj koronavirusit. Janë shëruar 9 persona sot në betejën ndaj Covid-19. Këtë lajm të mirë e bëri publik kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E mërkurë, 01 Prill 2020
23:59
Çela: 24 orë në vigjilencë. Asnjë qendër shëndetësore nuk do rrezikohet nga energjia “Mungesa e energjisë është njësoj si mungesa e respiratorit për të sëmurët”

Administratori i OSHEE Adrian Çela qetësoi qytetarët për rrezikun e mungesës së energjisë, sidomos për rastet e të sëmurëve. “Mbi të gjitha, ju siguroj që në çdo skenar të përkeqësuar të situatës, jemi të pregatitur që çdo spital, çdo ambulance, çdo njësi shëndetësore mos të ketë ndërprerje energjie.

23:44
Klosi në Open: Nuk jam ministër i lekëve, ka ende mundësi për turizmin

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ishte i ftuar në Open në Top Channel teksa foli për situatën e turzimit në Shqipëri. Sipas Klosit ka ende mundësi që turzimi të sjellë të ardhura në ekonominë shqiptare.

23:27
A rrezikojmë të na ndërpritet energjia? Ja si përgjigjet Çela, administrator i OSHEE

“Mbi të gjitha, ju siguroj që në çdo skenar të përkeqësuar të situatës, jemi të pregatitur që çdo spital, çdo ambulance, çdo njësi shëndetësore mos të ketë ndërprerje energjie. E dimë mirë misionin tonë, nëse ikën energjia është njësoj sikur të mos i kesh vënë një respirator një të sëmuri. Jemi në linjë të parë dhe në vigjilencë absolute për të eleminuar çdo defekt të mundshëm”.

23:04
Koronavirusi/ Kaos në spitalet e New York-ut, pacientët shtrihen në korridore

SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë dhe deri më tani ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve. Pamje tronditëse kanë zbuluar kaosin e krijuar brenda spitaleve të New York-ut, e cila është dhe vatra më e madhe e virusit në SHBA. Mjekët shihen të shqetësuar pasi ventilatorët dhe pajisjet mjekësore janë me pakicë.

22:56
Foto të rralla/ Në “brendësi” të Luftës së Dytë Botërore

Fotografi të rralla gjatë betejës së përgjakshme të Bugles, gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë kthyer në formatin me ngjyra. Beteja, “festoi” këtë vit 75 vjetorin e saj. Beteja e Bulges, ishte fushata e fundit e madhe sulmuese gjermane në frontin perëndimor, para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.

22:50
Piktori braktis studion/ Gazmend Leka qëndron në izolim në shtëpi

Gjatë kësaj kohë kemi bërë vizita në studio të ndryshme artistësh ku kemi parë se si po e kalojnë karantinimin por njëkohësisht edhe çfarë janë duke krijuar. Gaz Lekën po e takojmë online edhe për faktin që ai nuk ka shkuar në studion e tij.

22:44
Sa dhe si përfitojnë familjarë e biznese prej faljes së kamatës nga OSHEE, Çela tregon konkretisht kush dhe si

I pyetur sonte në Open, administratori i OSHEE-së Adrian Çela dha detaje mbi kategoritë dhe numrin e përfituesve prej vendimit që fal kamatëvonesat e energjisë të krijuara deri në 31 Dhjetor të vitit 2019.

22:37
‘Turzimi ka humbur të ardhurat vjetore’- Sejamini përplaset me ministren Denaj në Open

Në Open në Top Channel Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj foli për masat e qeverisë për ekonominë në pandeminë e koronavirusit.

22:35
Paga e Luftës/ Ministrja Denaj në Open: Ja sa do të paguhen punonjësit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli në Open në Top Channel për pagë e luftës për të cilën bizneset kanë nisur të aplikojnë sot. Denaj tha se pagesat do të bëhen brenda këtij muaji.

22:32
Paga e luftës/ Ministrja Denaj në Open: Ja sa biznese dhe punonjës përfitojnë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli në Open në Top Channel për pagë e luftës për të cilën bizneset kanë nisur të aplikojnë sot.

22:19
Lajm i mirë! Ishte i shtruar tek Infektivi me CoVid-19, shërohet pacienti i parë në Korçë

KORÇË- Një tjetër lajm i mirë vjen nga qyteti i Korçës ku raportohet se është shëruar pacienti i parë që ishte infektuar me koronavrius.

22:12
Inteligjenca artificiale përkthen mendimet në tekst me anë të implantit në tru

Shkencëtarët raportojnë se kanë zhvilluar një sistem të inteligjencës arificiale që mund të përkthejë mendimet e njeriut në tekst, vetem duke analizuar aktivitetin e tyre të trurit.

21:54
Konfirmohen tre raste të tjera me CoVid 19/ Nënë me dy vajzat pozitiv, babai negativ

Tre raste të reja me CoVid 19 janë konfirmuar në Elbasan. Bëhet fjalë për një zonjë rreth 53 vjeçe dhe dy vajzat e saj.

21:53
Rritet numri i të infektuarve me CoVid-19 në Kosovë

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

21:45
Kreshta e bardhë e këlyshëve të gepardit, imitim natyral i nuselalës sypatrembur

Fotografi Jacques-Andre Dupont, kapi keto pamje në rezervatin kombëtar Maasai në Kenia ku të vegjëlit e gepardit duken qartë të pajisur me një kreshtë qimesh të bardha, e cila është një formë natyrale kamuflazhi që imiton nuselalën vendase, një nga gjitarët më të guximshëm për masën e saj, që dhe kafshët më të forta të xhunglës nuk i afrohen dot.

21:43
“Më kërkoi dorën për fejesë”, Era Rusi zbulon propozimin që i erdhi sot

“Në fillim të më njihte, të darkonim, do lidheshim, më pas do të vinte të më kërkonte dorën, të fejoheshim dhe më vonë do të martoheshim”.

21:38
Ndihma ushqimore për të moshuarit e vetmuar në Njësinë 2 në Tiranë

Veliaj: “Ndihma për këdo që ka nevojë, nuk bëjmë ndarje partiake; Falen qiratë e banesave sociale për 385 familjarë në nevojë”.

21:24
Izolimi, deri kur?! “Do kishim 100 të vdekur”/ Rama ka një zgjidhje, nis javën e ardhshme 

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nga java e ardhshme do të fillojnë disa lëshime me pikatore për lëvizjet, nëse, siç tha ai, shifrat e të prekurve nga koronavirusi do fillojnë të bien.

21:22
Itali/ “Sot është një ditë e veçantë…”, ekipi shqiptar i mjekëve “hidhet në sulm” kundër koronavirusit (Fotot)

ITALI- Mjekët shqiptarë të cilët dolën vullnetar për të shkuar në Itali për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19, tashmë zyrtarisht kanë nisur punën.

21:21
Tritan Kalo: Fundi i COVID 19 ende larg

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, shkruan në “Facebook” se fundi i betejës me COVID-19 është ende larg, por sipas tij, ka edhe dritë në fund të këtij tuneli. Teksa tregon si nis e vazhdon dita për ekipin mjekësor, që po lufton në vijën e parë virusin vdekjeprurës, mjeku Kalo thekson se duhet vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional, pasi janë të shqiptarët në të njëjtën anije.

21:17
Yazmin “udhëton” në Dubai gjatë koronavirusit (FOTO)

Si shumë të tjerë, ylli i reality show “The Only Way Is Essex” Yazmin Oukhellou mezi po e pret fundin e karantinimit nga pandemia e koronavirusit.

21:14
Ftesë në 5, Elona Resyli, juristja seksi: Si shkon bashkëjetesa me vjehrrën

Në studion e emisionit “Ftesë në 5” të drejtuar nga moderatorja Bieta Sulo, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype”, juristja seksi Elona Resyli.

21:10
90 vjeçarja vdes pasi refuzon ventiluesin: Kam pasur një jetë të mirë, jepja këtë më të rinjve

Një grua e moshuar në Blegjikë ka vdekur nga koronavirusi pasi refuzoi ventilatorin e frymëmarrjes për t’ia liruar një pacienti më të ri.

21:03
Ftesë në 5, Albatros Rexhaj: Poezitë që më frymëzojnë gjatë karantinimit

Në studion e emisionit “Ftesë në 5” të drejtuar nga moderatorja Bieta Sulo, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, shkrimtari Albatros Rexhaj.

20:51
CoVid-19/ Nga parandalimi tek përhapja, ISHP publikon përgjigjet e 10 pyetjeve më të shpeshta të qytetarëve

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Ato janë të përhapur në shumë lloje të kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre.

20:51
Guvernatori: Katër të pestat e pacientëve që kanë nevojë për ventilues, do të vdesin

Në një parashikimet më të vrazhda të epidemisë, guvernatori i New York, Andrew Cuomo tha sot se katër të pestat e pacientëve të koronavirusit që kanë nevojë për ventilatorë frymëmarrjeje, do të vdesin nga Covid-19.

20:46
Rrezikon të mos bëjë dializën, shkak bllokimi i lëvizjes së automjeteve

Një nga masat e shumta të marra për parandalimin e Covid 19 ishte edhe bllokimi i lëvizjes së automjeteve. Kjo ka penalizuar shumë qytetarë të cilët nuk arrijnë dot të marrin autorizim nga policia edhe pse e kanë të nevojshëm atë. I tillë është dhe rasti i Ylli Meraj  65 vjeç nga fshati Greshicë e Mallakastrës.

20:38
Ajlin nga Tropoja, 29 vjeç me 7 fëmijë: Ja si ia dal t’i vë në gjumë!

Ajlin Alfredaj ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, kësaj here nga shtëpia e saj në Tropojë, aty ku ndodhej bashkëshorti dhe shtatë fëmijët e tyre.

20:34
“Ose vendosni maska ose do të njoftoj policinë”, plas grushti në supermarket

Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet momenti teksa disa të rinj në Itali, përleshen mes tyre në brendësi të një supermarket.

20:31
Serbia hapi rrugën për kamionët e Kosovës, reagon Rama: Së bashku fitojmë këtë luftë…

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter ka reaguar pasi Serbia vendosi që të hap rrugën për kamionët e Kosovës të bllokuar në kuadër të frenimit të përhapjes së CoVid-19.

20:23
Ja çfarë bën Moska për të vëzhguar zbatimin e karantinës

Autoritetet e Moskës kanë thënë se kanë krijuar një aplikacion për të ndihmuar në kontrollimin e lëvizjes së banorëve gjatë izolimit për shkak të koronavirusit.

20:20
Pandemia e Covid 19/ Rinasi i boshatisur, si asnjëherë më parë

E mërkura e 1 prillit shënoi fluturimin e fundit të Air Albania, duke e lënë tashmë bosh të gjithë hapësirën ajrore të Shqipërisë. Të gjitha fluturimet janë pezulluar për shkak të pandemisë botërore. Prej ditësh shumë linja ndërprenë fluturimet e tyre.

20:20
Shqipëria në karantinë totale, Lleshaj publikon shifrat: Ja sa gjoba janë vendosur

TIRANË – Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik bilancin e dy javëve të fundit të marsit kur Shqipëria ka qenë në një karantinë totale.

20:19
Tragjike/ Për një javë koronavirusi shuan familjen e respektuar me katër anëtarë në Lombardi

Asnjë prej familjarëve që jetonin në epiqendrën italiane të koronavirusit Lombardi, nuk ishte probleme të tjera shëndetësore, sipas raportimeve.

20:15
Aksident rrugor në Tiranë/ Ndërron jetë 29 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në orën 10:00 të paradites ku një 29 vjeçar është përplasur me mbrojtësen metalike.

20:02
Bill Gates tregon në tre hapa si duhet të veprojë SHBA kundër Covid-19

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, ka folur sërish rreth pandemisë së CoVid-19 dhe mposhtjes së saj.

19:50
Koronavirusi të infekton edhe kur jeni në gjumë, ja nga çfarë duhet pasur kujdes

Tingëllon e çuditshme kur e dëgjon, por ndodh që të infektohesh nga koronavirusi edhe kur jeni duke fjetur. Kjo sepse po të bësh një krahasim të trupit  kur jeni zgjuar dhe kur jeni në gjumë, të gjithë e dimë se ndodhin reagime të ndryshme. Nëse rastësisht thithim lëngje apo diçka tjetër ne automatikisht kollitemi, por kjo gjë ndryshon kur jeni në gjumë, nuk nuk mundemi të kollitemi kur jemi në gjumë, dhe lëngjet kalojnë në stomakun tonë.

19:47
I dashuri i princeshës, i vetëshpallur ‘shaman’ kryqëzohet për pretendimet se parashikoi pandeminë

Duruk Verrett, i cili pretendon se ka parashikuar sulmet e 11 Shtatorit, thotë se parë dhe “mortajën” që vinte në 2020 e cila do të çonte në “fikje” të proceseve të njerëzimit

19:42
Të dhëna alarmante: Mbi 900.000 të infektuar e 45.540 të vdekur nga CoVid-19

Deri më tani, 903.826 njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, me 45,540 të vdekur.

19:37
“Mos bllokoni kamionët e Kosovës”/ Serbia i përgjigjet Ramës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç iu përgjigj thirrjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama, që kërkoi që të liheshin të kalonin në dogana kamionët me targa të Kosovës.

19:34
Krim dhe korrupsion/ SPAK nis hetimet për 3 gjyqtarët e shkarkuar nga Vettingu

Shumë prej atyre gjyqtarëve që janë shkarkuar nga vettingu për mosjustifikim pasurie, apo lidhje me krimin shpresojnë në një vendim pro tyre nga Gjykata e Strasburgut. Janë shumë prokurorë e gjyqtarë që i janë drejtuar Gjykatës së të Drejtave të Njeriut për të fituar atë që kanë humbur.

19:30
“Sekreti si mund të më vrasësh…”, Rama publikon mesazhin e koronavirusit për njerëzit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me publikimin e videove sensibilizuese për njerëzit në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së CoVid-19.

19:16
Borë në pranverë, ja si u zbardhën disa nga qytetet e Shqipërisë sot (Fotot)

Edhe pse jemi në pranverë, ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e dendura të dëborës. Kryesisht zonat e prekura nga reshjet e dëborës kanë qenë Veriu –Lindja dhe Jug-Lindja e Shqipërisë.

19:14
Koronavirusi vret katër pasagjerë në kroçerën e bllokuar në ujërat e Panamasë

Katër njerëz raportohet se kanë vdekur në një kroçerë të bllokuar në ujërat e Panamasë pas përhapjes së koronavirusit në bord.

19:11
912 viktima në një ditë në SHBA, mbi 200 000 të prekur

31 marsi është mbyllur me një bilanc shumë tragjik sa u përket vdekejev të Koronavirusit në SHBA, 912 persona kanë humbur jetën.

18:59
Fotot/ New York kthehet në qytet fantazmë, koronavirusi “vë në gjumë” edhe qytetin që nuk fle kurrë

Teksa numri i viktimave në SHBA ka shkuar në 4,394, shtetet kanë nxituar që të mbyllen në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së Koronavirusit.

18:48
Modelja e famshme: Do doja t’a shkelmoja koronavirusin në…

Izolimi nga Covid-19 duket se po e çmend Demi Rose.

18:37
SHBA/ Koronavirusi i merr jetën bejsbollistit 30 vjeçar, njihej nga të gjithë si “i pathyeshmi”

Ben Luderer ishte një trajner bejsbolli i një ekipi shkolle të New Jersey, të SHBA-ve, por vetëm pak ditë më parë, koronavirusi i mori  jetën në moshën 30 vjeçare. Ben Luderer, ka qenë pjesë e një ekipi bejsbolli të shkollave të mesme, që u shpall para disa vitesh kampion i kësaj kategorie, në Shtetet e Bashkuara.

18:30
Covid-19/ Shkon në 10 numri i viktimave në Maqedoni, ministri i Shëndetësisë: Piku do të jetë në fund të muajit…

Maqedoni- Ka shkuar në 10 numri i viktimave në shtetin fqinj. Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërrua jetë një person që ishte prekur me CoVid-19.

18:18
Bie numri i rasteve dhe vdekjeve në Itali/ 2937 të infektuar në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 13155, që do të thotë janë 727 viktima në 24 orët e fundit.

18:11
Tragjike në Spanjë/ Koronavirusi shënon “rekord të zi”, ja sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit

SPANJË- 864 persona të tjerë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë.

18:07
Alexandra “ndez” Instagramin (FOTO)

Alexandra Cane njihet për trupin e saj mahnitës, sidomos edhe pas humbjes në peshë.

18:06
I pari në Evropë, transport falas në Luksemburg

Luksemburgu, është vendi më i pasur i Evropës, ku makina është mbret. Por, të dielën, ai u bë vendi i parë në botë me transportin publik falas.