Foto/ Të pasur dhe të famshëm, këto persona kanë një diferencë të madhe moshe me partneret e tyre

03/07/2020 06:29

Ata janë të famshëm, të pushtetshëm dhe me shumë para. Aktori i “Rocky”, Dolph Lundgren, edhe pse 62 vjeç disa ditë më parë zyrtarizoi fejesën me modelen 24-vjeçare Emma Krokdal, mirëpo aktori nuk është i vetmi i famshëm që ka preferuar të ketë në krahë një partnere shumë më të re. Bosi i “Formula 1” Bernie Ecclstone, ndonëse mund të jetë 89-vjeç, partnerja e tij Fabiana Flosi është 44-vjeçe.

Bernie u takua me brazilianen në vitin 2009 dhe me të ka një raport të shkëlqyer. Aktori Rowan Atkinson 65-vjeç, ka një diferencë moshe thuajse 30-vjeçare me partneren e tij Louise Ford.

Dyshja është takuar për herë të parë në vitin 2013 dhe bashkë kanë një vajzë dy vjeçare të quajtur Isla. John Clees 80-vjeç është martuar katër herë në jetën e tij dhe gruaja e fundit e quajtur Jennifer Wade është 47-vjeçe dhe ata kanë një diferencë moshe prej 33 vite mes tyre. Në intervistë për mediat Cleese është shprehur se ndihet ende i ri. “Ndihem ende i ri, diku tek 43 vjeç aq e ndiej veten”, është shprehur Clees.

Aktori i Hollywood-it Willis Burce, është takuar për herë të parë me partneren e tij Emma Heming në vitin 2007. Ata kanë një diferencë moshe prej 23 vite nga njëri-tjetri. Bruce është 65-vjeç ndërsa Emma 42. Nga kjo martesë çifti ka dy vajza, Mabel dhe Evelyn. Lista e të famshmëve që kanë partnere shumë më të re se veten e tyre, vazhdon me Rod Stewart, Billy Joel dhe Jimmy Page. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel