Tentoi të hiqte flamurin nazist, gruaja qëllohet katër herë nga fqinji

02/07/2020 18:50

26 vjeçarja Kyndal McVey ishte në një festë kur me shaka iu kërkua të hiqte flamurin nazist nga gardhi i një shtëpie aty pranë, por kur tentoi ta bënte këtë ajo u qëllua katër herë me armë nga i zoti i shtëpisë.

Policia e Oklahoma, SHBA erdhi në skenën e ngjarjes dhe thotë se tashmë  McVey është në spital duke u rekuperuar nga plagët e të shtënave të pushkës.

I zoti i shtëpisë Alexander John Feaster e qëlloi atë katër herë teksa përpiqej të largohej me flamurin nazist, një prej disave të ngritur rreth shtëpisë së tij.

Incidenti ndodhi në orët e para të së dielës.

44 vjeçari Feaster ishte ende në shtëpi kur u arrestua nga policia teksa u akuzua për tentativë vrasjeje dhe sulm me armë të rrezikshme.

 

Kontrolli në shtëpinë e tij zbuloi 14 orë dhe municionet përkatëse.

Një fqinj i tij tha se nuk kishte pasur më parë probleme, madje edhe pse flamurët e tij nazistë ishin vjedhur në raste të tjera.

FOTO GALERI
1/5
26 vjeçarja Kyndal McVey ishte në një festë kur me shaka iu kërkua të hiqte flamurin nazist nga gardhi i një shtëpie

Top Channel