​Zvicra autorizon përdorimin e Remdesivirit pa prova klinike

02/07/2020 20:56

Antivirali Remdesivir, ilaçi i parë që duket se është relativisht efikas në trajtimin e COVID-19, do të autorizohet në Zvicër për të trajtuar pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje pa prova terapeutike, njoftoi sot instituti zviceran “Swissmedic”.

“Swissmedic, Instituti zviceran për Produktet Terapeutike, ka vendosur të autorizojë përkohësisht vendosjen në treg të Remdesivirit”, njoftoi instituti në një deklaratë.

“Instituti e mori këtë vendim pas analizës së raportit përfitim/rrezik dhe përgatitjet e shpërndara nën emrin tregtar “Veklury” mund të përdoren pa autorizim në spitalet zvicerane për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19, në pritje të vendimit përfundimtar nëse Remdesivir do të tregtohet apo jo”, vazhdoi në deklaratë.Përdorimi urgjent i këtij ilaçe në spitale është autorizuar nga SHBA dhe Japonia.Evropa pritet ta lejojë atë së shpejti.

Top Channel