Infermiere dhe në ditën e dasmës, e veshur me fustan nusërie ndihmon të aksidentuarën

02/07/2020 22:52

Dashuria për profesionin për disa persona është shumë e madhe, aq sa dëshirojnë ta ushtrojnë atë dhe në ditën më të lumtur të jetës, siç mund të jetë martesa. Rachel Taylor një infermiere nga SHBA, fill pasi doli nga kisha i ofroi ndihmën e saj një gruaje e cila ishte plagosur për shkak të një aksidenti.

Teksa 22-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Calvin, 23-vjeç ishin duke shkuar për në shtëpi, ndodhi një aksident në të cilën u përfshinë disa makina. Kur pa këtë skenë, Rachel menjëherë reagoi dhe i erdhi në ndihmë gruas së plagosur.

“Pashë disa njerëz duke tërhequr një grua në anë të rrugës. E pashë që ishte e plagosur dhe kishte pësuar thyerje. Unë i dhashë ndihmën e parë derisa të vinte ambulance. Fatmirësisht gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh Rachel.

Top Channel