Japonia nis përshtatjen e mbajtëses së helikopterëve për dislokimin e gjuajtësve F-35B

02/07/2020 21:54

Forcat e armatosura të Japonisë kanë nisur përshtatjen e dy helikopter-mbatëseve të vetme të vendit tip Izumo, për dislokim të gjuajtësve amerikane anti-radar F-35B.

Lëvizja i jep kështu vendit aeroplanmbajtëset e para që prej Luftës së Dytë Botërore, periudhë gjatë së cilës vendi ka qenë i kufizuar në kapacitetet e tij ushtarake prej humbjes.

Dy luftanijet e kategorisë Izumo prej 27,000 ton secila ishin dizenjuar prej fillimit për mundësinë e konvertimit nga mbajtëse helikopterësh në aeroplambajtëse, sidomos për variantet F-35B me ngritje vertikale, që janë dhe variantet më të kushtueshme të F-35

Megjithse ata kanë një rang më të shkurtër fluturimi dhe më pak manovrim, ata kryejnë ngritje me pistë të shkurtër dhe ulje vertikale.

Luftanijet Izumo nuk kanë sistemet ndaluese me kavo të aeroplanmbajtëeve të mëdha dhe as katapultat e lëshimit prandaj kufizohen në armatime dhe operacione.

Por kjo është nisja e një programi ambicioz armatimesh të Japonisë, sidomos ato detare prej rivalitetit me Kinë dhe Korenë e Jugut.

Kina është duke ndërtuar aktualisht aeroplanmbajtëset më të mëdha në botë prej 85 000 ton, teksa ushtria kineze ka kërkuar të paktën gjashtë super-aeroplanmbajtëse për të kontrolluar kufirin e saj të pamasë detar.

FOTO GALERI
1/4
Forcat e armatosura të Japonisë kanë nisur përshtatjen e dy helikopter-mbatëseve të vetme të vendit tip Izumo

Top Channel