Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës, janë shprehur kundër Gjykatës Speciale me seli në Hagë dhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë ligjin për specialen, me arsyetimin të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë.

Në takim, u tha se paraqitja e aktakuzës së pakonfirmuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si dhe momenti në të cilin u bë, tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht, çka e bën të jashtëligjshëm të gjithë procesin.

Organizatat në fjalë konsiderojnë se propozimi për aktpadinë është bërë një qëllim të qartë, që është pengimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Për këtë arsye, I mëshojnë idesë që Kuvendi të ndryshojë ligjin për specialen. Me këtë rast, ato njoftuan se në 9 korrik do të zhvillohet në Prishtinë një protestë masive me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”.

Top Channel