E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Insekte prehistorike të bllokuara në qelibar për 99 milion vjet kanë nxjerrë në dritë detaje mahnitëse rreth krijesave të asaj periudhe.
Një studim i kohëve të fundit ka përdorur kandrrat e ngecura në qelibar për të hedhur një vështrim më të qartë mbi botën e ngjyrave antike.
“Shkencëtarët do ta kishin të vështirë të përpiqeshin të imagjinonin vetë në hollësi sesi dukeshin krijesat prehistorike, sepse shumica e fosileve dhe eshtrave nuk na japin shumë të dhëna”, tha Pan Yanhong nga Akademia kineze e Shkencave.
Sipas tij, ngjyrat e mrekullueshme që kanë këto këto insekte të ruajtura në mënyrë perfekte, shkaktohen nga struktura mikroskopike në sipërfaqen e insektit. Nanostruktura e kësaj sipërfaqeje, e shpërndan dritën e gjatësive valore specifike dhe prodhon ngjyra shumë intensive.
“Ky mekanizëm është përgjegjës për shumë nga ngjyrat që ne njohim nga jeta jonë e përditshme. Ju mund ta keni parë ngjyrën strukturore që I bën pendët e palloit apo krahët e fluturave të duken plot shkëlqim”, shpjegoi eksperti. Studiuesit sqaruan se shumica e insekteve që janë gjetur të ruajtura kësisoj në qelibar, janë grerëza.

Top Channel