“S’ka lidhje sa të ardhura ka, por sa më vlerëson”/ Biondja seksi flet për mashkullin ideal…

02/07/2020 19:22

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Erida Baxho. E pyetur nga Bieta nëse është e dashuruar, Erida u përgjigj se jo, por shtoi se nuk është vetëm pasi ka shumë miq që ja plotësojnë atë boshllëk.

Erida zbuloi se mashkulli që duhet të jetë në krahë me të, nuk ka rëndësi nëse është i pasur apo i varfër, por e rëndësishme është ta respektojë atë dhe femrat në përgjithësi.

“ Jam single por jo vetëm sepse kam aq shumë shokë e shoqe sa që nuk më ka lindur dëshira për një person konkret. Sepse biondes duhet t’i hysh në tru e pastaj në zemër. Duhet dashuri intelektuale. Ai djali duhet të jetë brun, sepse të kundërtat tërhiqen. Ai duhet të jetë djalë i edukuar. Duhet të jetë pro femrave, nuk ka lidhje profesioni që ai ka, sa të ardhura ka. Unë një person unë e vlerësoj si një sillet me mua apo trajton një femër”, u shpreh Erida.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel