Pasuria e Jeff Bezos arriti në €150mld gjatë pandemisë së koronavirusit

02/07/2020 19:16

Njeriu më i pasur i botës Jeff Bezos është bërë akoma më i pasur teksa kompania e tij Amazon vazhdoi të lulëzojë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Vetëm në vitin 2020 Bezos e ka shtuar pasurinë e tij me rreth 60 milionë dollarë, teksa rrjeti i tij i shitjeve online është rritur me 4.4%.

Pasuria e Bezos tashmë qëndron në rreth 171.6 miliardë dollarë megjithë rënien drastike të ekonomisë botërore të shkaktuar nga koronavirusi.

Rrjeti Amazon ka raportuar $75.5 miliardë të ardhura për vitin 2020, pas rritjes së shitjeve online prej mbylljes së dyqaneve nga pandemia.

56 vjeçari Bezos ka thënë se e ka nisur rrjetin Amazon në garazhin e tij në vitin 1994 ndërsa tani zotëron vetëm 11% të aksioneve të kompanisë.

Miliarderët e tjerë të afërt me të janë kreu i Microsoft, Bill Gates, me $114 miliardë dhe kreu i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg me $90.2 miliardë, të cilët gjithashtu kanë shënuar rritje të pasurisë prej rritjes së aktivitetit online gjatë muajve të izolimit.

Amerika ka rreth 800 miliarderë sipas të dhënave të fundit, të cilët llogaritet se kanë nja pasuri të kombinuar prej $3.5 trilionë, e cila është rritur me rreth 19 përqind prej 18 marsit.

FOTO GALERI
1/3
Pasuria e Bezos tashmë qëndron në rreth 171.6 miliardë dollarë

Top Channel