Hero apo vrasës? Qëlloi për vdekje dy personat që tentuan t’i grabisnin biznesin, argjendari italian kthehet në simbol për të djathtën
Gazetari disident iranian Rouhollah Zam është dënuar sot me vdekje, disa muaj pasi është kapur nga inteligjenca e Iranit në rrethana ende të paditura.
Zam u shpall fajtor për “korrupsion në tokë” tha zëdhënësi gjyqësor Gholam Hossein Esmaeili, duke iu referuar akuzës që nuk specifikon ndonjë krim por shpesherë përdoret si sinonim i tentativës për përmbysje të qeverisë.
Zam drejtonte agjencinë opozitare të lajmeve Amad News, për të cilën Teherani thotë se ka nxitur dhunë gjatë protestave të dhunshme të viteve 2017-2018.
Por Zam, i cili u arrestua vitin e kaluar, ka jetuar prej kohësh në France. Rrethanat se si apo ku ai u ndalua, mbeten mister.
Ministria e jashtme franceze thotë se Zam ka dalë nga vendi më 11 tetor.
Tre ditë më pas autoritetet iraniane njoftuan arrestimin e tij në një operacion që ata përshkruanin si “shmangie të shërbimeve të huaja të inteligjencës për sjelljen e Zam në Iran”.
Organizata Reporterët Pa Kufij pretendojnë se gazetari “ilegalisht është marrë peng dhe është arrestuar”.
Irani akuzon se Zam se ka punuar me inteligjencën franceze e izraelite.
Pas arrestimit të tij, autoritetet iraniane publikuan një video ku shihet Zam në një makinë me syze të errëta, duke folur në kamera për të kërkuar ndjesë për veprimet e tij.
Top Channel