E martë, 28 Prill 2020
18:51
Mësimet e nxjerra nga COVID-19

Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur filluan të luftojnë kundër pandemisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton për mësimet e marra pasi vdekjet nga virusi në Shtetet e Bashkuara kaluan shifrën 56,000 sot.

18:47
Fotot më të veçanta të ditës/ Nga të burgosurit El Salvador tek sërfisti i vetmuar në Irlandë

Prej disa javësh e gjithë bota është izoluar për shkak të pandemisë Covid-19 që po merr mijëra jetë njerëzish.

18:47
“Arena Kombëtare” fiton Çmimin e Arkitekturës për Evropën Juglindore, Veliaj: “Edhe Teatri i ri do jetë një sukses”

“Arena Kombëtare” është shpallur fitues i Çmimit të Arkitekturës BIG SEE Awards për Evropën Juglindore. Pavarësisht skeptikëve dhe kritikave të një minorance të cilët tentuan që të bllokonin një nga xhevahirët më të bukur jo vetëm në Tiranë, por edhe rajon, stadiumi ku zhvillon ndeshjet komëbatarja kuqezi ia ka arritur që të triumfojë duke rrëmbyer një nga çmimet më prestigjiozë në fushën e arkitekturës në Europë.

18:28
Plagosja në Shkodër/ Arrestohet i dyshuari kryesor

Një plagosje ndodhi në Shkodër pasditen e sotme ku, Gëzim Bici, rreth 50 vjeç mori dy plumba dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje të rëndë.

18:25
Situata me Covid-19/ Universiteti i Mjekësisë mbyll vitin akademik, ja si do bëhen provimet

Në një situatë ku të gjitha universitetet në vendin tonë janë të mbyllura për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19, ditën e sotme Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka marrë një vendim lidhur me ecurinë e vitit akademik.

18:20
Kërcimtarja egjiptiane burgoset për “nxitje të shthurjes e imoralitetit”pas postimit të pamjeve

Një kërcimtare e njohur orientale egjiptiane është arrestuar së fundmi sepse ka postuar ‘online’ foto e video “të pamoralshme” të vetes.

18:09
Itali/ Rritet sërish numri i viktimave dhe rasteve

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 27359, që do të thotë janë 382 viktima në 24 orët e fundit.

18:02
Motorri përplaset me motorrkorrësen, humb jetën 63 vjeçari

Një aksident ka ndodhur në fshatin Grabjan në Divjakë ku janë përplasur dy motomjete dhe si pasojë njeri nga drejtuesit ka humbur jetën.

17:55
 Arlind Qori sulmon kolegët “dembelë”: Përtojnë t’u japin leksione studentëve. Qeveria të sigurojë internet, viti shkollor nuk duhet humbur

Pedagogu Arlind Qori teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja ka folur rreth sfidave që po hasin studentët në këtë kohë të vështirë që ka shkaktuar pandemia Covid-19 në vendin tonë.

17:55
Top Talk: Arlind Qori si Robin Hood-i. Të taksohen ekstra të pasurit për të paguar të varfrit

Ditën e sotme në Top Talk ka qenë i ftuar pedagogu Arlind Qorri. Ai u shpreh se qeveria duhet të taksojë ekstra të pasurit.

17:42
Emri-Detajet/ Plagosja në Shkodër, policia postoblloqe në daljet e qytetit

Gëzim Bici rreth 40-vjeç është plagosur pasditen e sotme në Shkodër afër Urës së Bunës. 40 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore teksa mësohet se ka marrë dy plagë të rënda.

17:39
Ed Sheeran paguan “nga xhepi” të gjithë stafin e klubit të tij

Këngëtari britanik Ed Sheeran është përgëzuar për gjestin dashamirës që ka bërë kundrejt stafit të klubit të tij në Notting Hill, Londër.

17:38
Bar i gjelbër në Romë/ Jeta bimore rritet mes kalldrëmeve të lashta

Bari ka nisur të shpërthejë mes gurëve të kalldrëmeve në sheshet e Romës, teksa masat e koronavirusit mbajnë larg këmbësorët.

17:28
Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Britani, Zyra e Statistikave: Ka 52% me shumë të vdekur se numri i dhënë nga qeveria

BRITANI E MADHE- 639 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe. Kështu numri total i vdekjeve në Britani ka shkuar në 21 mijë e 731 viktima.

17:17
FOTO/ Plas arma në Shkodër, një person në gjendje të rëndë

Një plagosje me armë ka ndodhur pak më parë në Shkodër në afërsi të Urës së Bunës.

17:15
Aktori britanik humbet 2 anëtarë të familjes nga Covid-19

Me siguri e njihni Riz Ahmed nga pjesëmarrja në serialet “Venom” dhe “The Night Of”.

17:08
Ndërroi jetë prej COVID-19, stafi i Doganës mesazh ngushëllimi për kolegun: Humbje e parakohshme…

Covid-19, ka shkaktuar një viktimë edhe në radhët e Doganës Shqiptare. Lajmin e kanë konfirmuar kolegët e Administratës së Doganës Shqiptare të cilët kanë bërë një mesazh ngushëllimi për familjen e viktimës.

16:58
OKB kërkon 89 milionë dollarë për të zhvendosurit dhe refugjatët jemenas

Të zhvendosurit përballen me kërcënim të dyfishtë, koronavirusi i ri (COVID-19) dhe shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet.

16:55
CoVid-19/ Dy muaj karantinë, pa simptoma, por sërish pozitiv pas 49 ditësh

7 teste dhe sërish pozitiv me CoVId-19. Ai zyrtarisht quhet i sëmurë, edhe pse praktikisht nuk ka më asnjë simptomë të Covid-19.

16:52
Covid-19/ Spanja i jep fund izolimit të fëmijëve

Spanja ka patur kufizimet më të rrepta në botë gjatë kësaj periudhe pandemie.

16:47
BE nën akuzë: Minimizoi raportin për dezinformimin kinez mbi Covid 19!

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian po përballet me pyetje të forta mbi akuzat se raporti i bllokut në lidhje me dezinformimin kinez mbi Covid-19, u minimizua për shkak të presioneve nga Pekini.

16:47
Dafina Zeqiri zbulon arsyen e ndarjes me Dj Geek

Këngëtarja e famshme Dafina Zeqiri në një rrëfim për revistën “Story” konfirmoi ndarjen nga Dj Geek të cilën kishte shumë pak kohë që e kishte bërë publike.

16:45
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ngre alarmin: Covid-19 mund të shkaktojë 3.2 milionë viktima

New York- Një analizë alarmante vjen nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ku shpjegohet se pa veprime të shpejta në javët e ardhshme për të frenuar përhapjen e Covid-19, në të gjithë botën mund të infektohen deri në 1 miliard persona.

16:38
Rusia pezullon eksportet e drithit

Rusia ka pezulluar dje eksportin e drithit për tregun botëror për herë të parë që prej vitit 2010.

16:33
Eksperti gjerman: Kriza shton rrezikun nga islamizmi

Kriza e koronavirusit krijon kushte ideale për rekrutime nga ana e islamistëve radikalë në shtetet me shumicë myslimane, por edhe në Europë.

16:20
Zyrtare/ Ligue 1 nuk do të luajë më për këtë sezon, anulohet kampionati

Pas Holandës është Franca ajo që ka anuluar të gjitha aktivitetet sportive deri në shtator duke bërë kështu që kampionati i futbollit në vend të anulohet.

16:18
Në rrugë që nga fillimi i pandemisë, Olta Xhaçka mesazh për Policinë: Mirënjohje të thellë

Përveç policisë së Shtetit, që nga përhapja e pandemisë Covid-19 në rrugët e Shqipërisë ka qenë edhe Policia Ushtarake.

16:17
Masat e koronavirusit; Policia në Nigeri ka vrarë më shumë njerëz sesa vetë virusi

Një grupim nigerian i të drejtave të njeriut tha sot se forcat e policisë duke ushtruar zbatimin e rregullave të bllokadës së koronavirusit, në disa pjesë të Nigerisë kanë vrarë më shumë njerëz sesa vetë virusi.

16:13
Infantino në telashe! Dyshime për ndërhyrje te drejtësia

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Gianni Infantino dyshohet se ka ndërhyrë te Prokurori i përgjithshëm në Zvicër për mbylljen e një hetimi.

16:06
Tiranë/ Arrestohen disa persona për vepra penale të ndryshme

Policia e Tiranës ka bërë me dije se janë arrestuar 3 persona dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë.

16:04
Marrëveshja për qeverinë e re në Kosovë/ LDK, AKK, Nisma dhe pakicat pritet të hedhin firmat

Brenda ditës së martë LDK-AAK-NISMA- Lista Serbe dhe Grupi 6+ pritet të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për Qeverinë Hoti.

15:58
Çështja ‘Tahiri’ në apel/ Seanca shtyhet në 13 maj, Gjykata: Nuk është e ngutshme

Gjykata e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk e vlerësoi urgjente dhe të ngutshme gjykimin e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka hyrë ne telashe me drejtësinë prej tre vitesh.

15:52
Bashkëshorti i ndërroi jetë nga CoVid-19, humb jetën pas 15 ditësh e moshuara në Fier

Në spitalin e Fierit, sot në mesditë, ka ndërruar jetë Maria Delia rreth 87 vjeçe.

15:50
Mbi 50 të shoqëruar për atentatin në Durrës/ Sekuestrohen kamerat e sigurisë në vendngjarje

Grupi hetimor të martën u rikthye përsëri në vendin e ngjarjes ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

15:34
Studentët, provime online/ Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i pari që ka bërë njoftimin

Në një vit normal akademik pa koronavirus, korridoret do të ishin të mbushura më studentë, auditorët nuk do të ishin bosh.

15:29
Skenarët për shkollat/ Ekspertët e shëndetësisë: Jemi larg hapjes së shkollave

Ekspertët e shëndetësisë, përfaqësues të Task Forcës për koronavirusin vlerësojnë se është ende herët për rikthimin e nxënësve në shkolla, pasi përbëjnë rrezik transmetimi te të rriturit por edhe për stafin pedagogjik.

15:24
Distanca nuk po respektohet në Tiranë/ Jo vetëm në rrugë, por edhe nëpër dyqane

Tirana sot i ngjan një ditë normale, qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë pa ndonjë arsye të fortë.

15:15
“Top Story” brenda Infektivit/ Në dhomat e izolimit, me mjekët dhe pacientët që trajtohen me Covid-19

Emisioni investigativ “Top Story” rikthehet në transmetim, pas një periudhe pezullimi prej 40 ditësh për shkak të izolimit që vendosi qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

15:09
Masat e koronavirusit/ Shpërthen regjisori: Po jetojmë më keq se në burg

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte i ftuar regjisori Kastriot Çipi.

15:07
A e kemi kaluar kulmin e dezinformimit viral të WhatsApp?

WhatsApp ka qenë faktor kyç për përhapjen e dezinformatave gjatë pandemisë.

15:07
Maska për mjekët dhe infermierët/ Ndihma nga studentët shqiptarë në Itali dhe Gjermani mbërrin në Infektiv

3500 maska dhe 50 veshje janë dhuruar për personelin mjekësore që prej më shumë se dy muaj po ofrojnë shërbim mjekësore për pacientët me Covid-19, në shërbimin infektiv.

15:02
Tirana drejt normalitetit/ Tregu Çam “rilind”- taksi, biçikleta dhe këmbësorë në rrugë

Në një kohë kur autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje se lehtësimi i masave shtrënguese ndaj Covid-19 nuk duhet kurrsesi të përkthehet në shkelje të distancës sociale dhe mosrespektim të rregullave të higjienës, sot, qytetarët e Tiranës janë përpjekur t’i rikthehen disi jetës së mëparshme, ndonëse frika nga një infektim i mundshëm është e pashmanshme.

14:52
“E bëra për ISIS”; Terroristi i dyshuar përplas dy motoçikleta të policisë në Paris, një oficer në koma

Një terrorist i dyshuar i ISIS u arrestua dje në Paris pasi përplasi qëllimisht dy motoçiklistë të policisë me shpejtësi të lartë me BMW-në e tij, së bashku me një makinë partulle që gjendej pranë tyre. Një prej oficerëve është në gjendje kome.

14:49
Njihuni me fisin afrikan Wodaabe, ku meshkujt lyhen dhe zbukurohen për t’i rënë në sy femrave

Veshjet shumëngjyrëshe, flokët e rregulluara dhe një make-up perfekt, shpesh janë ‘rituale’ që kryhen nga femrat…

14:40
“Koronavirusi është mashtrim”/ Gjuzi: Qytetarët mos e dëgjojnë Ramën dhe të dalin, kryeministri është frikaman

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar deputeti Kujtim Gjuzi.

14:37
Dy vjet pas tragjedisë: Drejt përfundimit ura e re Morandi në Itali

18 shtyllat mbajtëse të urës së re të Gjenovës u ndriçuan me ngjyrat e flamurit Italian, teksa inaugurimi i saj do të bëhet zyrtarisht në korrik.

14:34
Kujtim Gjuzi: Rama është si Gaddafi dhe Enver Hoxha, vetëm këtu ndryshon me diktatorin…

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, deputeti konservator Kujtim Gjuzi, tha se kryeministri Edi Rama është si Gaddafi (diktatori i famshëm libian) dhe diktatori Enver Hoxha.

14:33
Vijon zgjerimi i trotuareve dhe shtimi i korsive të biçikletave në Tiranë

Kufizimi i lëvizjes së automjeteve për shkak të virusit COVID-19, tregoi se nisma e Bashkisë së Tiranës për shtimin e korsive të biçikletave dhe zgjerimin e trotuareve ishte e drejtë. Ndaj, zgjerimi i trotuareve dhe ndërtimi e rrjetit të korsive të biçikletave, me qëllim lehtësimin e lëvizjen së qytetarëve, duke u dhënë përparësi këmbësorëve, njerëzve me aftësi të kufizuara apo nënave me karrocë, po vazhdon me ritme të shpejta.

14:23
Policia do t’i vendoste gjobë sepse theu fashën orare/ Habit qytetari: Jam…

Policia ka arrestuar një të dënuar i cili pasi ka përfituar lejen e përkohshme për të qëndruar në shtëpi për shkak të covid-it e ka thyer këtë masë.

14:22
Suedia dhe koronavirusi, sukses apo dështim?

Suedia është konsideruar një rast i rrallë gjatë shpërthimit të koronavirusit.

14:17
Vrasja e Lezhës/ Flet vëllai i viktimës, Preng Simonit: Nuk e dimë se përse ka ndodhur, s’kemi konflikte me asnjë

Lajmi se dy trupa të pajetë janë gjendur në pyllin e fshatit Lam Lukaj të Lezhës, tronditi jo pak opinionin publik.

14:10
Emergjenca Covid-19/ Argjentina ndalon fluturimet deri më 1 shtator

Argjentina ka ndaluar të gjitha fluturimet të brendshme dhe ndërkombëtare, deri më 1 shtator, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

14:08
Manastirliu: Shërohet rreth 90% e stafeve mjekësore të prekur nga CoVid-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se 1 mjeke dhe 2 infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.

14:03
Eksperti italian: Në diell në temperaturë 24° dhe me lagështi 20%, koronavirusi zhduket për dy minuta

Shumë ekspertë kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket rritjes së temperaturave dhe stinës së verës. dhe si kjo do ndikojë tek CoVid-19. Walter Ricciardi, përfaqësuesi i Italisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë foli mbi këtë temë.

13:59
“Hakmerret” Kylie Jenner/ Pas fotove të paparacëve, rikthehet me postime joshëse

Pak ditë më parë, vëmendjen mediatike e rrëmbyen disa fotografi të Kylie Jenner-it, shkrepur nga paparacët, ku e reja shfaqej zbathur, e palyer dhe e veshur sport.

13:57
Pasojat e epidemisë/ Në SHBA rritet çmimi i mishit

Mishi nuk do të zhduket nga supermarketet për shkak të shpërthimit të koronavirusit mes punëtorëve në thertoret amerikane.

13:48
2 viktima të tjera në Kosovë, shkon në 24 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë.

13:47
3 muaj që kishte dalë nga burgu/ Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me vete, arrestohet 52-vjeçari

Policia e Kurbinit ka vënë nën pranga një 52-vjeçar i cilit qarkullonte me armë zjarri me vete, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak.

13:35
Kriza në Kosovë/ LDK: Sot ose nesër formalizohen koalicionet. Shumë shpejt formojmë qeverinë

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së Grupit parlamentar tha se brenda ditës së sotme ose nesër presin formalizmin e koalicionit dhe pastaj do të procedojnë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.

13:28
Skenari më “optimist” i ekspertëve: Vaksina e koronavirusit nuk do të jetë e gatshme deri në fund të vitit 2021

Një vaksinë për koronavirusin nuk do të jetë e gatshme deri në fund të vitit të ardhshëm, dhe ky është skenari “më optimist”, sipas Pasi Penttinen nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

13:10
Nuk përfituan pagën e luftës, 118 punonjës të një fasonerie në Korçë protestë

118 punonjës të një fasonerie në Korçë kanë protestuar pasi nuk përfitojnë pagën e luftës.

13:09
Shtëpia e Bardhë: Rritje dramatike të testimeve për Covid-19!

Shtëpia e Bardhë lëshoi udhëzime të reja të hënën mbi testimet për Covid-19 dhe rihapjen e bizneseve ndërsa Presidenti Donald Trump deklaroi se “të gjitha pjesët e vendit janë në gjendje të mirë, ose duke u përmirësuar.

13:08
“Mish për top”/ Mungesë mjetesh mbrojtëse, mjekët gjermanë protestojnë duke pozuar të zhveshur

Si protestë ndaj mungesës së kostumeve, pajisjeve mbrojtëse dhe maskave, një grup mjekësh gjermanë kanë pozuar nudo.

12:55
Zbulohet MISTERI i vdekjeve të pakta nga Covid-19 në Indi?

Shumë po flitet në mediat e huaja për “misterin që qëndron pas niveleve të ulëta të vdekshmërisë në Indi ” nga Covid 19.

12:42
Shtohen testet, hapen plazhet! Njerëzit ‘pushtojnë’ plazhin e famshëm të Australisë

Plazhet po rihapen në Australi mes shpresës se politika e testimeve masive do të ndihmojë në rënien e rasteve të reja të koronavirusit në vend.

12:34
4.3 milionë euro/ UEFA ndan fondin për secilën federatë, përfituese dhe Shqipëria

Federata Shqiptare e Futbollit dhe 54 Federatat e tjera që janë anëtare të UEFA përfitojnë ndihmë prej 4.3 milionë Euro secila nga qeveria e futbollit evropian për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia coronavirus.

12:28
Provinca ku shpërtheu virusi/ Kinë, asnjë pacient nuk po trajtohet për COVID-19 në Hubei

Në provincën kineze Hubei, në të cilën bën pjesë edhe qyteti Wuhan, prej ku buroi pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), nuk ka mbetur asnjë pacient që të trajtohet nga virusi.

12:22
Shijak/ “Rrënjë Shqiptare” dhe Marin Mema inaugurojnë shtëpitë e para të tërmetit të 26 nëntorit

Teksa vendi përjeton situatën e vështirë të koronavirusit, organizata “Rrënjë Shqiptare” dhe gazetari Marin Mema kanë inauguruar në Shijak shtëpitë e para të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

12:20
Fasonët kundër protokollit të kuq, nuk nisin punën: Ne nuk mundemi kështu

Protokolli i kuq i vendosur nga qeveria në mënyrë që të nis puna në fasoneri nuk është pritur mirë nga drejtuesit e fasonerive.

12:18
Sherri në Fier, merret vendimi për ish-efektivin e policisë dhe mikun e tij

Seanca gjyqësore për dy të rinjtë që u përfshinë në një sherr në qendër të Fierit ka përfunduar.

12:09
Hiqet izolimi, rriten rastet/ Në Gjermani po shtohet riprodhimi i virusit

Një javë pasi Gjermania hoqi disa masa kundër koronavirusit, autoritetet raportuan një rritje të lehtë të nivelit të riprodhimit të virusit.

11:52
“Raporte të censuruara…”/ Pandemia e koronavirusit, çfarë po fsheh Pekini?

Autoritetet kineze arrestuan tre aktivistë që vinin në dispozicion në internet raporte të censuruara nga autoritet për pandeminë e koronavirusit.

11:46
Rudina Dembacaj uron ish-bashkëshortin: Gëzuar ditëlindjen babo!

Përmes një postimi në Instagram Story, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj i ka uruar ditëlindjen ish-bashkëshortit Aleksandër Varfaj.

11:43
Çfarë po ndodh? Kina po i instalon njerëzve kamera në shtëpi!

Mëngjesin pasi Ian Lahiffe u kthye në Pekin, gjeti njerëz që po montonin një kamera në murin jashtë derës së apartamentit të tij.

11:41
Foto/ Ja kush është Aleksandër Perdoda, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë

Ky që shihni në foto është Aleksandër Perdoda, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë, ku viktima mbetën Kol Murrani dhe Preng Simoni.

11:41
Kapet me fara kanabisi në dyqan, arrestohet 48-vjeçari/ Një tjetër shtetas, në gjendje të dehur përplas …

Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës ka ndaluar dhe arrestuar dy shtetas shqiptarë për dy vepra të ndryshme penale.

11:35
“Nuk është çështje e ngutshme”/ Shtyhet për në 13 maj gjyqi ndaj Tahirit

Sot u zhvillua në gjykatën e Apelit procesi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, tetë muaj pasi ai u dënua me 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre.

11:23
I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë/ Prokuroria kërkon 15 vjet burg për Domart Konjarin

Prokuroria ka kërkuar 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë.

11:19
Mediat izraelite: Infeksioni ikën vetë, ja kur ndodh!

“Fundi i rritjes eksponenciale, rënia e përhapjes së koronavirusit”, është titulli i shkrimit që ka botuar në gazetën “Times of Israel” studiuesi Isaac Ben Israel.

11:16
Rritet bilanci i viktimave/ Ja sa vdekje u regjistruan 24 orët e fundit në Spanjë

Në 24 orët e fundit, Spanja ka regjistruar 301 vdekje të tjera nga koronavirusi.

11:11
CoVid-19/ Shkon në 750 numri i të prekurve në vend. Konfirmohet viktima e 30, një 52-vjeçar nga Kruja

Shkon në 750 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19, ndërsa ISHP ka konfirmuar edhe viktimën e 30 në vend.

11:08
Bie nga pema aksidentalisht, ndërron jetë fotografi i njohur nga Elbasani

Adi Zhuka, një prej fotografëve më të njohur të qytetit të Elbasanit ka humbur jetën aksidentalisht.

11:07
Ku ‘fshihet’ Kim Jong-un? Pse mbetet një mister vendndodhja e diktatorit të Koresë

Bota jashtë kryeqytetit të Koresë së Veriut, Pyongyangut, di shumë pak rreth sundimtarit ‘të zhdukur’.

10:55
Fotografitë komprometuese/ Rita Ora, “molla e sherrit” që çoi në ndarjen e çiftit

Ish e dashura e yllit televiziv, Joey Essex ka deklaruar se i dha fund marrëdhënies më këtë të fundit, pasi ai “kaloi natën nën shoqërinë e Rita Orës”.

10:54
Ministri i Koresë së Jugut: Kim është shumë mirë, ai thjesht po përpiqet të shmangë koronavirusin

Ministri i  Seulit Kim Yeon-chul u përgjigj në një seancë në parlament se “qeveria e di se ku ndodhet Kim Jong-un”.

10:37
Singapori po përdor robot në vend të policëve: Qëndroni në shtëpi (Video)

Robot, të cilët po përdoren për të ju bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat dhe kufizimet e distancës sociale në Singapor, një përpjekje kjo për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

10:36
Ndërron jetë një tjetër pacient i prekur nga CoVid-19, shkon në 30 numri i viktimave në vend

Një tjetër pacient i prekur nga CoVid-19 ka ndërruar jetë.

10:32
“Qeveria të garantojë masat mbrojtëse”/ Meta flet për mjekët, infermierët, sektorin fason…

Në Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përsëritur thirrjen drejtuar qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës.

10:18
Foto/ Njihuni me çiftet më të ‘çuditshme’ në botë

Të hipnotizuar nga dashuria, shumë çifte zgjedhin të qëndrojnë larg thashethemeve dhe paragjykimeve.

10:15
“Të pashpjegueshme, të çuditshme”/ Zyrtarisht, Pentagoni publikon 3 video UFO-sh

Së pari ju kujtojmë se UFO (Unidentified Flying Object) është një objekt fluturues i paidentifikuar.

10:14
Zbardhet vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes kriminale, në kërkim vëllai i tij

Është zbardhur ngjarja e ditës së djeshme në pyllin e fshatit Lalm Lukaj, ku u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni.

10:10
Shoferi “shpirtmirë” ndihmon pacientët me Covid-19 të iu plotësohet dëshira e fundit …

Koronavirusi ka kapluar të gjithë globin dhe ka marrë jetën e mijërave njerëzve, të cilët nuk patën as mundësinë për ti dhënë lamtumirën e fundit familjarëve të tyre.

10:00
Covid-19, Kosovë/ 50 persona të shtruar në spital, ja gjendja e tyre

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftoi të martën se në këtë repart janë të shtruar 50 pacientë me koronavirus.

09:51
Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Konflikte të vjetra pronësie dyshohen si shkak i krimit, detaje

Kolë Murrani dhe Preng Simoni u gjetën të vrarë dje në një zonë malore në Lezhë.

09:50
Niset avioni ushtarak kargo! Turqia dërgon ndihma mjekësore në SHBA

Një avion ushtarak kargo i Turqisë është nisur nga Ankaraja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19), me ndihma mjekësore kundër pandemisë.

09:41
13-vjeçari qëllon 15 herë me thikë vëllanë e vogël, pasi humbi lojën në celular

Një 13-vjeçar në Rusi ka goditur disa herë me thikën e bukës vëllanë e tij të vogël 7-vjeçar, gjatë një momenti inati, teksa humbi në një lojë elektronike në celular.

09:41
Koronavirusi/ Conte: Nuk pendohem për asgjë, do ta bëja përsëri gjithçka njësoj!

Për masat e marra për të trajtuar urgjencën shëndetësore për koronavirusin, Kryeministri Giuseppe Conte thotë se nuk ka asnjë pendesë.

09:22
“Po ndodh një sherr te një fast-food në Myslym Shyr”/ Dy të rinj qëllojnë me thikë disa herë 23-vjeçarin, arrestohen

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës për tentativë vrasje.

09:21
“Spektakël i jashtëzakonshëm”/ Çfarë ishin ato që pamë mbrëmë në qiell

Nëse mbrëmjen e djeshme ishit të vëmendshëm, s’mund të mos ju ketë rënë në sy një “spektakël yjesh”.

09:19
Shkencëtarët: Pandemitë e ardhshme do të jenë më vdekjeprurëse nëse nuk ndryshojmë sjelljen tonë

Pandemitë e ardhshme ka të ngjarë të jenë më të shpeshta, vdekjeprurëse dhe do të përhapen më shpejt, përveç nëse ndalojmë shkatërrimin e mjedisit tonë, thonë një grup prej katër shkencëtarësh kryesorë.