Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kroaci

29/07/2020 17:02

Në Kroaci, 71 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, dhe një person ka vdekur, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Krizave i këtij vendi.

Ministri i Shëndetësisë, Willy Beros ka bërë të ditur se një burrë 70-vjeçar vdiq nga COVID-19, i cili kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Sipas tij, aktualisht në Kroaci janë gjithsej 754 raste aktive me koronavirus, derisa që nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur 141 persona, 132 persona aktualisht janë në spital, tetë prej të cilëve janë në respirator dhe 4.993 persona kanë kontraktuar koronavirus.

Top Channel