Tenderat e pandemisë/ Murrizi akuzon Lleshajn në Parlament: SPAK të hetojë

29/07/2020 19:46

Tenderat e dhënë në kohë pandemie kanë përplasur opozitën e re me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj.

Myslym Murrizi duke iu referuar një tenderi të shpallur fitues më 14 korrik  për uniformat e policisë akuzoi ministrin e Brendshëm se i ka dhënë 23 milion euro një kompanie e cila është e specializuar për gërmime dheu.

E njëjta kompani sipas Murrizit ka përfituar miliona euro edhe nga Ministria e Mbrojtjes duke i kërkuar  SPAK nisjen e hetimeve për dy ministritë e vëna nën akuzë prej tij.

Ministri i Brendshëm zgjodhi të mos komentojë duke sfiduar me përballje para drejtësisë. Nëse SPAK nuk nis hetimit pas denoncimit publik, Myslym Murrizi bëri me dije se do shkojë personalisht për të depozituar kallëzim.

Top Channel