Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për Facebook-ut, ndërsa ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se është në vetëizolim duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë,Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv.

Ju njoftoj se do tē jem në vetizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së. Gjendjen shëndetësore e kam stabile. Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektoni masat!Me respekt

Top Channel