Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale prek edhe futbollin, çfarë do të ndodhë me klubet e bashkive që bashkohen nga reforma 02/08 22:53
Pak orë mbetën nga ceremonia e dorëzimit të titullit kampion për Tiranën. Ndërkohë që, që tani ka filluar të ndihet atmosfera festive ndërsa zbukurime të shumta kanë mbushur kryeqytetin.
“Tirana Kampion”, janë banderolat e shumta që janë varur nëpër kryeqytet por jo vetëm.
Ndërkohë për ceremoninë e sotme që do zhvillohet pas ndeshjes Tirana-Byli, Federata e Futbollit insiston se është kujdesur dhe ka marrë masa që fituesve të trofeve t’u rezervohet ceremoni sa më dinjitoze dhe të respektohen siç u takon.
Por njëkohësisht është fokusuar edhe te zbatimi i protokollit shëndetësor të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
Top Channel