Kim Kardashian nis të qajë dhe i thotë Kanye West: Mos eja në shtëpi derisa të jesh më mirë

29/07/2020 17:49

Kim Kardashian është rikthyer sot në shtëpi kur dhe u kap duke nisur të qajë në një ritakim emocional me të shoqin Kanye West në Wyoming, SHBA, pas disa javë komunikimesh të dështuara mes tyre.

39-vjecarja u kthye në Los Angeles për t’u takuar me bashkëshortin 43 vjeçar, për herë të parë pas komenteve ku West pohonte se “preh dy vjetësh” po përpiqej të divorcohej nga Kardashian.

E veshur në tuta sportive gri, ylli i rrjeteve sociale doli nga avioni i saj privat dhe mori fuoristradën që e priste.

Një burim i “Sun Online” tha se Kim i ka thënë Kanye të mos kthehet në shtëpinë e tyre në Los Angeles nëse nuk ndjehet i qëndrueshëm.

“Kim e di që ai qetësohet në Wyoming, ndërsa Los Angeles mund të jetë stresues,” thotë burimi.

“Ajo i ka thënë të mos kthehet derisa të ndjehet gati. Në fakt ajo po përpiqet të mbrojë fëmijët nga kjo që po ndodh. Ajo është shumë protektive ndaj tyre. Kim nuk ndalon Kanye të takohet me fëmijët por të dy prindërit duan që fëmijët të mos ndikohen nga ajo që po ndodh”.

FOTO GALERI
1/10
Kim Kardashian ka thënë dje se ndjehet "e pafuqishme" për të ndihmuar Kanye West

Top Channel