Infektimi në bare e restorante/ Maskat nuk po mbahen masivisht, por edhe po përdoren gabimisht

29/07/2020 19:48

“Po hyra në kafene unë jo virusi më zë po kolera”

Në hyrje të bizneseve janë të afishuara protokollet shëndetësore me masat anti-covid, megjithatë këto masa nuk respektohen nga të gjithë punonjësit.

Kryesisht bar restorantet janë kthyer në vatër infeksioni, sidomos në sheshet ku baret janë rresht njëra pas tjetrës dhe ku nuk respektohen masat anti-covid, si mbajtja e maskës së është kthyer detyrim apo respektimi i distancës duke e bërë të pamundur parandalimin e përhapjes së virusit.

“-Unë dy ditë kam që jam kthyer nga jashtë dhe këtu askush nuk i zbaton masat. Kam frikë të zbres poshtë se është kthyer në arenë kafenesh. Kam shumë frikë. -asgjë s’ka ndryshuar, asnjë masë në kafene siç ka qenë është”.

Gjatë vëzhgimit që Top Channel realizoi në kryeqytet, grumbullimet e njerëzve në bar-kafe ishin të shumta si dhe ishin të paktë ata me maska. Të pamësuar me këtë mënyrë të re jetese, edhe përdorimi i maskave nga disa ishte i gabuar. Punonjësit teksa flisnin me klientët nuk e kishin gojën e mbuluar, ndërsa për të tjerë në vend të funksionit si barrierë mbrojtëse shërbente si aksesorë duke rrezikuar jo vetëm prekjen nga covid-19 por edhe nga sëmundje të tjera.

Top Channel