Tregtarët e autostradës/ Shesin buzë rrugës Tiranë-Elbasan për të siguruar të ardhurat

29/07/2020 12:18

Dhjetëra banorë, kryesisht të moshuar, të fshatrave përbri autostradës Tiranë Elbasan, çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për të tregtuar buzë rrugës.

Edhe pse të rrallë janë atë që ndalojnë për të blerë, përsëri për këto familje është e vetmja mënyrë për të siguruar pak të ardhura.

Në oborret e vogla të shtëpive të tyre, këta banorë arrijnë të marrin produkte cilësore dhe pa kimikate, me shpresën që cilësia do të tërheqë blerësit.

Edhe pse të vetëdijshëm për rrezikun përbri një rruge ku shpejtësia e lëvizjes është e madhe, duket se kjo është shpresa e vetme për të siguruar jetesën.

Top Channel