Elon Musk sfidoi Johnny Depp në ‘dyluftim kafazi’/ Bota nis vendosjen e basteve

29/07/2020 16:44

Sikur ylli i Hollywood Johnny Depp të mos kishte mjaftueshëm probleme për t’u shqetësuar me padinë e shpifjes në gjyqin e Londrës, tashmë ai duhet të vrasë mendjen dhe për strategjinë e mundshme të një dueli me rivalin e tij të dashurisë, sipërmarrësin milioner Elon Musk.

Kreu i kompanisë private hapësinore Space-X ka sfiduar dje Depp (edhe pse në dukje me shaka) në dyluftim kafazi, pas akuzave të aktorit se ka pasur marrdhënie me ish-gruan e tij Amber Heard. Depp shtoi gjithashtu se nëse akuzat vërtetohen, “do t’ia presë organin” tradhtarit.

Kulminimi erdhi pas zhurmave për një çështje seksuale treshe mes Musk, ish-gruas së Depp, Amber Heard dhe aktores ‘problematike’ biseksuale Cara Delevingne. Prandaj nuk është çudi që kanë nisur dhënia e koefiçetëve të basteve, ku supozohet se Musk ka më shumë gjasa të dalë fitimtar.

Platformat e basteve online jepnin shanse të vogla për një fitore të mundshme të Johnny Depp, duke paguar rreth shtatë më shumë sesa për një fitore të Elon Musk.

Manjati afrikano-jugor i inxhinierisë është 49 vjeçar ndërsa Depp 57, por gjithsesi ky i fundit mund ta ketë mbajtur veten në formë me performancën në filmin Piratët e Karaibeve, thone ekspertet.

Le të mos harrojmë se Depp transformoi piratin shakaxhi në një prezencë tmerruese, dhe ky potencial mund të përdoret dhe në luftimin e tmerrshëm të kafazit.

Top Channel